23:26 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mero Baze merr në mbrojtje Rudina Hajdarin: Ata që e sulmojnë janë bij ku*vash, duhet të vdesë Saliu që të…

08:16 | 22/04/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mero Baze merr në mbrojtje Rudina Hajdarin: Ata që e sulmojnë janë bij ku*vash, duhet të vdesë Saliu që të…

Lajmi se Rudina Hajdari ka ndërmarrë nismën për të krijuar një parti të re, ka nxitur një sërë reagimesh në rrjetet sociale, ku duket se në ndihmë të saj kanë ardhur dhe mediat dhe analistët pranë qeverië.

Mero Baze ka publikuar së fundi një editorial në Gazetën Tema, ku i cilëson si idiotë dhe bir k*rvash, të gjithë ata që kanë dalë kundër Rudinës, që sipas tij kanë shpifur dhe kanë deformuar faktet në drejtim të vajzës së ish-liderit të dhjetorit Azem Hajdari.

Baze ka përfolur me radhë dhe kolegë të tij, që sipas analistit kanë sulmuar më pa të drejtë Rudinën, dhe i akuzon ata si të paguar nga djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni.

Reagimi i plotë i Mero Bazes:

Ka 24 orë që nuk ka ngelur portal i opozitës propagandist i saj, të punësuar nga “call center”-i i Kunatit, përfshi dhe një sërë emrash të përdorur nga politika në rolin e qenit të gjahut, pa hedhur baltë mbi Rudina Hajdarin.  Dogmatikë dhe liberalë, idiotë dhe “bira kurvash”  që bëjnë si të zgjuar, sharlatanë dhe honorarexhi, të gjithë janë vënë në rresht të hedhin nga një gurë, pas lajmit se një parti politike mund të rregjistrohet në zgjedhje, deri ditën e martë.

Bëhet fjalë për një iniciativë të një grupi demokratësh, të cilët po mbledhin firmat për të legalizuar partinë e tyre dhe për të marrë pjesë në zgjedhje, pasi nuk janë dakord me vendimin e Berishës për ta marrë PD me vete në varr.

Rudina Hajdari aktualisht drejton grupin e deputetëve të opozitës në Kuvend, dhe po ashtu është shprehur publikisht për nevojën e pjesmarrjes në zgjedhje. Deklaratën e saj e përshëndeti Astrit Patozi, dhe kaq duhej, që kjo çetë propagandistësh, të prodhonin çiftin Hajdari-Patozi, si themelues të një partie.

Në fakt, ata kanë të njëjtin qëndrim për të marrë pjesë në zgjedhje, por askush prej tyre, as veç e veç dhe as së bashku, nuk kanë ndonjë deklaratë zyrtare që po formojnë një parti.

Rudina e ka sqaruar dhe në disa portale, aq sa ka mundur, se nuk është e përfshirë në krijimin e ndonjë partie, por po udhëheq një grup opozitar në Parlament, që bën thirrje për të marrë pjesë në zgjedhje.

Deri më tani kam dëgjuar Ylli Manjanin, që ka dhënë “detaje” artistike nga krijimi i partisë, dhe nga motivimi i saj.

Nikoll Lesi ka caktuar dhe vendin ku është krijuar partia, tek zyra e Edi Ramës, biles ka shkruar dhe për financimin e saj. Nikolla në fakt, ngaqë partinë e tij e ka blerë, nuk e kupton se si mund të bëhet partia pa lekë. Në këtë pike, ka të drejtë.

Kam parë ca tipa që i përdor Zeni për të përbaltur këdo që është kundër babait të vet, që po ashtu po mallkojnë Rudinën, duke i kujtuar babain, edhe pse jane nga ata qe jane gëzuar kur e kanë vrarë.

Por për të parë sa të besueshme janë të gjitha këto broçkulla, shikojini këta tipa nesër në mëngjes, kur ta shikojnë që Rudina nuk ka krijuar ndonjë parti dhe që informacionet e tyre “të sigurta”, janë thjesht balta e përditshme për të cilën paguhen.

Do bëjnë sikur nuk kanë thënë gjë për Rudinën, ose do të vazhdojnë t’i turren Patozit, si për të na dëshmuar të gjithëve se janë zagarët e gjahut të Lulzim Bashës.

Se vetëm një frikcak si ai mund të prodhojë kaq shumë mallkime për diçka që akoma nuk ka lindur. Dikush duhet t’i shpjegojë se nuk është rregull që duhet të vdesë patjetër PD, që të lindë një parti e re. Ai rregull funksionon vetëm brenda PD.

Aty duhet të vdesë Saliu që të bëhet një kryetar i ri. Jashtë saj njerëzit janë të lirë.

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: hajdari bazeRudina Hajdari
Pas

Sulmi terrorist në Sri Lanka/ Çfarë mbeti pas, publikohen fotot prekëse

Para

Elbasan/ Plagosi me thikë 46 vjeçarin, arrestohet autori

Para
Elbasan/ Plagosi me thikë 46 vjeçarin, arrestohet autori

Elbasan/ Plagosi me thikë 46 vjeçarin, arrestohet autori

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rusia tërhiqet nga traktati për raketat bërthamore me rreze të shkurtër dhe të mesme

“Mbylle bisedën, ndryshe do përkeqësohet”, Presidentja e Zvicrës krijon skandal në bisedën me Trump

Izraeli planifikon pushtim të plotë të Gazës, Zyra e Benjamin Netanyahut jep njoftimin: Mbledhja e kabinetit të sigurisë shtyhet

“Marina jonë do bëhet vdekjeprurëse”, armatoset Australia, blen 11 fregata nga Japonia

Netanyahu diskuton të enjten planin ushtarak për pushtimin e Gazës, Hezbollahu e kërcënon: Po sulmove Libanin, raketat bien mbi ty!

Marrëveshja e re e emigracionit, azilkërkuesit nga Franca do lejohen të shkojnë në Britani për 3 muaj

Gushti fundos Euron! Bie në 97.3 lekë, niveli më i ulët i arritur ndonjëherë

Rusia heq dorë nga marrëveshja bërthamore, rriten tensionet me Perëndimin

Greqi/ Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje! Evakuime me varka e jelekë shpëtimi

Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, arrestohet një person i dyshuar nga policia maqedonase

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.