Analisti Mero Baze ka reaguar së fundmi mbi vizitën zyrtare të kryetarit të PD-së Lulzim Bashan ë SHBA dhe kryesisht mbi foton e tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Sipas Mero Bazes bëhet fjalë për një skenar të menduar mirë që qëndron pas gjithë kësaj. Ai shkruan se Basha ishte i pranishëm në darkën ku ndodhej dhe Trump pas 20 mijë dollarëve që pagoi vetëm e vetëm që këtë foto ta përdorë në Korrik.
Analisti Mero Baze shkruan se një darkë për mbledhje fondesh të një guvernatori në SHBA, ku ishte në ofertë kundrejt 20 mijë dollarëve dhe një foto me presidentin Trump, të cilën Lulzim Basha e ka shfrytëzuar jo për ta përdorur kundër kundërshtarëve politikë në zgjedhjet e 25 qershorit, por për betejën e tij reale, atë brenda partisë, pas emrave që la jashtë listave të PD-së në këto zgjedhje.
Shkrimi i plotë i Mero Bazes:
Lulzim Basha arriti të fotografohet në një darkë për mbledhje fondesh të një guvernatori në SHBA, ku ishte në ofertë kundrejt 20 mijë dollarëve dhe një foto me presidentin Trump. Basha ka udhëtuar drejt SHBA me familjarët e tij, dhe asnjë zyrtar të partisë, jo vetëm për të ruajtur dhe konfidencialitetin e rregullimit të takimit, por mbi të gjitha për të përdorur këtë foto në betejën e tij të pritshme në fund të muajit korrik brenda Partisë Demokratike.
Në njoftimin zyrtar të pritjes ku ka marrë pjesë Basha, thuhet qartë se kjo është një mbledhje fondesh për guvernatorin Scot Ëalker të Ëisconit. “Cili nga biznesmenët e Milëaukee do të ishte i gatshëm të paguante 20 mijë dollarë në fondraiser që të fotografohej me guvernatorin dhe ndoshta me presidentin Trump?”, thuhet në njoftimin zyrtar të këtij eventi.
Lulzim Basha shpreson se fotografia me presidentin Trump, do të forcojë pozitat e tij brenda Partisë Demokratike, të cilat janë tronditur nga spastrimet e tij kohëve të fundit dhe humbja e pritshme në zgjedhjet e 25 qershorit. Kjo është tashmë dhe betja reale e Lulzim Bashës.
Një fotografi me presidentin Trump nuk ndikon në fushatën e tij elektorale, pasi kundërshtarët e tij jo vetëm që nuk kanë ndonjë afeksion për Trump, por kryeministri Rama ka sulmuar dhe kandidaturën e tij gjatë fushatës. Nga ana tjetër, fushatat elektorale me fotografi janë modë e vjetër në politikën shqiptare dhe janë tejkaluar qysh në vitet 2000.
Por ajo që Basha shpreson të ketë ndikim, është fushata e tij brenda partisë pas humbjes në zgjedhje, ku ai do të tentojë të paraqes si prioritet ndaj të tjerëve, profilin e tij ndërkombëtar, përfshi dhe foton me presidentin Trump.
Përpjekjet e Bashës për t’u takuar me presidentin Trump në kohën që ishte në çadër dështuan, edhe pse ai shkoi deri në Uashington për tre ditë. Në kërkesën e lobistëve të Bashës, drejtuar Shtëpisë së Bardhë, për një takim me të, thuhej se ai përfaqëson brezin e ri pro Trump në Shqipëri, se ka vlerësuar zgjedhjen e Trump dhe ka ndikuar t’i vendoset një rruge në një bashki të drejtuar nga PD, emrin Rruga “Trump” (bëhet fjalë për Kamzën).
Kjo është përpjekja e tij e tretë për të siguruar një foto me presidentin Trump. Tani këtë e mori. Çmimi nuk është keq. Njëzet mijë dollarë, plus ndonjë shtesë për foton, nuk janë shumë për të, po të llogarisësh që pas 25 qershorit do përballet me kundërshtarë brenda partisë, që do t’i kërkojnë llogari për humbjen.
Shpresa e tij se një foto me presidentin Trump, do të jetë hajmalia që do ta mbrojë nga shkarkimi, është në të vërtetë problemi real që ai ka, dhe pasyra më e trishtë, se ku është katandisur Partia Demokratike. Ajo tani po harxhon energji dhe para jo për të siguruar mbështetje popullore në vend, por për të blerë fotografi që të ilustrojnë profilin ndërkombëtar të Lulzim Bashës, përballë rivalëve të vet të mundshëm në zgjedhjet brenda PD në korrik. Kjo është fyerje jo vetëm me PD, por dhe për çmimin që Basha tenton t’i vendosë injorancës së saj. 20 mijë dollarë!
(XH.A/SHUPLAKA)