Lidhur me debatin nëse janë politike apo jo arrestimet e dy ish-drejtorëve të rrugëve ka reaguar dhe Mero Baze ku nuk ka kursyer as kolegun e tij Fatos Lubonja.
Baze e krahason seancën gjyqësore ndaj tyre njësoj me atë të 21 Janarit ku punonjës të gardës hynin e dilnin në shenjë presioni ndaj gjykatësit.
Ai shkruan se zëra të tillë synojnë që të sjellin në vend frymën e mos-ndëshkueshmërisë.
“Dhe në vend që të ndëshkohet ky standard që po tentohet të vendoset kundër drejtësisë, ka zëra si Fatos Lubonja, që i janë bashkuar modelit të gardistëve që kërcënonin drejtësinë, duke thënë se këto gjyqe janë më keq se sa kur nuk dënohej asnjë njeri.
Kjo qasje është përpjekja e parë zyrtare në Shqipëri për ta institucionalizuar mos-ndëshkueshmërinë, për arsye politike. Dhe më e bukura është se kanë si arsyetim faktin që nuk po arrestohet ndonjë nga qeveria, ndërkohë që me këtë standard që duan të vendosin, shpëtojnë së pari qeverinë. Drejtësia sapo ka filluar të veprojë dhe askush nuk përjashton mundësinë që ‘rrjeta’ të kapë dhe dikë nga qeveria. Por duke qenë se sot janë nën hetim dosjet e vjetra, ish- qeveritarët janë në krye të listës.
Problemi që ka ky arsyetim i Lubonjës dhe “gardistëve” politik të opozitës, që mbushin sallën e gjykatës, është se pikërisht ky standard shpëton dhe qeverinë nga gjykimi”, shkruan mes të tjerash Lubonja.
REAGIMI I BAZES:
Një nga skenat e shëmtuara të gjyqit të 21 janarit në Tiranë, atyre pak seancave skandaloze që u bënë dhe shpallën vrasësit të pafajshëm, ishte salla e mbushur plot e përplot me gardistë. Gjithë Garda e Republikës dhe oficerë të lartë të saj, futeshin në një sallë të ngushtë, ngrinin tonet dhe me nota kërcënuese mbanin nën terror një trup gjykuese, që edhe ashtu nuk ishte e gatshme të jepte drejtësi.
Por nuk ishte puna tek gatishmëria e tyre. Puna ishte të quhej dhe të sanksionohej, që nuk dha drejtësi nga frika e gardistëve në sallë.
Seancat e dy ish- drejtorëve të rrugëve në Gjykatën e Tiranës, akuzuar për korrupsion, po përsërisin këto skena. Salla e mbushur me militantë partie brenda dhe kryetarë partish jashtë, që kërcënojnë drejtësinë dhe shantazhojnë prokurorët me një gjuhë që dëshmon se ata kanë nisur betejën kundër drejtësisë, e tregon këtë.
Qëllimi është i njëjtë si ai i gardistëve në rastin e 21 janarit. Ata duan që Gjykata të tërhiqet para presionit të tyre, dhe presioni mbi drejtësinë të kthehet në standart, në çdo rast të mëpasëm.
Këtu nuk bëhet fjala për Xhikën dhe Tomën, por për të krijuar një standard, nëse në gjykatë do të shkojnë figura më të larta. Praktikisht është një fazë nxemjeje për t’iu kundërvënë dhe fizkisht reformës në drejtësi.
Dhe në vend që të ndëshkohet ky standard që po tentohet të vendoset kundër drejtësisë, ka zëra si Fatos Lubonja, që i janë bashkuar modelit të gardistëve që kërcënonin drejtësinë, duke thënë se këto gjyqe janë më keq se sa kur nuk dënohej asnjë njeri.
Kjo qasje është përpjekja e parë zyrtare në Shqipëri për ta institucionalizuar mos-ndëshkueshmërinë, për arsye politike. Dhe më e bukura është se kanë si arsyetim faktin që nuk po arrestohet ndonjë nga qeveria, ndërkohë që me këtë standard që duan të vendosin, shpëtojnë së pari qeverinë. Drejtësia sapo ka filluar të veprojë dhe askush nuk përjashton mundësinë që ‘rrjeta’ të kapë dhe dikë nga qeveria. Por duke qenë se sot janë nën hetim dosjet e vjetra, ish- qeveritarët janë në krye të listës.
Problemi që ka ky arsyetim i Lubonjës dhe “gardistëve” politik të opozitës, që mbushin sallën e gjykatës, është se pikërisht ky standard shpëton dhe qeverinë nga gjykimi. Nëse ne bëjmë standard shkuarjen e “gardistëve” politikë në gjykatë, ulërima e liderëve për të mos u arrestuar, për çdo njeri që u çonte çantën me lekë, atëhere këtë gjë mund ta bëjë dhe qeveria kur të arrestohet ndokush. “Gardistët” e gjykatave nuk mund të thonë që këta të qeverisë e kanë hallall të dënohen, kurse këta ish- qeveritarët që kanë vrarë së paku 30 vetë, për të vjedhur dhe kanë pas akuza penale të mbyllura me procedurë, nuk duhet të dënohen.
Mbushja e sallës me “gardistë” politikë dhe forcimi i tezës se çdo zyrtar që shkon në burg është i akuzuar politikisht, përveçse është atentati zyrtar ndaj reformës në drejtësi, është dhe e vetmja mënyrë të shpëtosh edhe qeverinë nga gjykimi. Po halli çfarë s’bën!
(E.K/FAXWEB)