03:04 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mero Baze tallet me Lulzim Bashën: Si ata kalamajtë e vegjël që hipin majë ballkonit…

09:22 | 11/01/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mero Baze tallet me Lulzim Bashën: Si ata kalamajtë e vegjël që hipin majë ballkonit…

Mero Baze, në një shkrim të tijin në lidhje me qëndrimin dhe pozitat e Lulzim Bashës, e ka ironizuar keq kreun e PD-së. Ai thotë se Basha ka një sjellje prej adoleshenti, sidomos kur flet për kundërshtarin e tij, Edi Rama.

Më tej Baze e krahason Bashën me ‘’ata kalmanjtë e vegjël në lagje, pasi rivali i tyre i rreh kudo që i gjen, ata hipin në majë të ballkonit dhe thonë: “Ta rregulloj unë qejfin ty, e di unë çdo të bëj herën tjetër”.

Më tej duke iu referuar protestës së opozitës në 27 Janar, Baze thotë se Basha nuk e ka betejën me Edi Ramën, po me mbështetësit e tij,  në mënyrë që ti ketë ata pas vetes.

SHKRIMI I PLOTË I MERO BAZES:

Lulzim Basha ka një sjellje prej adoleshenti, kur flet për kundërshtarin e vet, Edi Rama. Në daljen e tij të fundit, shpjegoi se si e kishte gjetur mekanizmin që do të rrëzonte Edi Ramën.

Kishte disa informacione për të, dhe me ato do ta rrëzonte. Biles për ta bërë të besueshme që kjo skemë do funksionojë, tha se kështu kishte rrëzuar dhe Saimir Tahirin.

Pak a shumë si ata kalmanjtë e vegjël në lagje, pasi rivali i tyre i rreh kudo që i gjen, ata hipin në majë të ballkonit dhe thonë: “Ta rregulloj unë qejfin ty, e di unë çdo të bëj herën tjetër”.

Dhe kjo, e thënë pikërisht në ditën që do paralajmëronte protestën e radhës së opozitës.

Unë nuk e di kë opozitar ngazëllen kjo qasje e kryetarit të tyre, apo kush ndjehet i sigurtë se atë që nuk e mund dot në zgjedhje, do ta mundësh duke e trembur me teori konspirative.  Por di se Lulzim Basha ka nevojë të rritet dhe të kuptojë disa gjëra elementare në përballjen politike.

E para, kjo nuk është një betejë personale mes Edi Ramës dhe Bashës, por mes mbështetësve të Edi Ramës dhe Bashës, të cilët vendosin për fatin e tyre.

Dhe Lulzim Basha nuk duhet të lodhet të trembë Ramën, por duhet të trimërojë të vetët dhe t’i shtojë ata. Me stilin që po përdor “se ai di një gjë që do t’ua thotë më vonë”, d.m.th pas datës 27, ai thjesht forcon më shumë profilin e tij si një  lider që e hedh lumin duke gënjyer.

Vetëm një adoleshent operon ndaj rivalëve të tij me mjete të tilla. Vetëm ata thonë: “ta rregulloj unë qejfin”, “do t’i them vëllait të madh”, “kam ca shokë në lagjen tjetër” etj, shprehje shpëtuese nga rrethanat e një njeriu të pafuqishëm.

Këto janë sjellje të një njeriu që nuk ka çfarë t’i bëjë rivalit. Se ai që ka çfarë t’i bëjë, dhe sidomos ai që është i bindur se populli është kundër rivalit të tij, nuk ka më punë me rivalin, por me popullin që duhet ta drejtojë kundër tij.

Në politikë nuk ka asgjë që ruhet për t’u thënë më vonë, nëse është dicka që ngjall zemërim. Pasi zemërimi popullor nuk prodhohet në epruvetë dhe nuk është lindje e planifikuar, në zyrën e Lulzimit. Ai prodhohet në rrugë dhe sheshe nga fakte që ata shikojnë dhe besojnë.

Lulzim Basha ngjan si një lider i dorëzuar, që nuk ka më besim tek protesta, që nuk ka më besim tek partia e vet, që nuk bashkon dot aleatët me njëri- tjerin se i ka gënjyer të gjithë, që është në konflikt real me bashkësinë ndërkombëtare lidhur me reformën në drejtësi, dhe po mendon se i vetmi mekanizëm me të cilin mund t’i mbajë me shpresa opozitarët, është një gjë jopolitike, që ai shpreson se do funksionojë.

Praktikisht është duke premtuar se do ta përmbys qeverinë me ndihmën e shërbimeve inteligjente (që nuk dihet kë ka me vete). Dakord jemi dhe me këtë, sikur ta bëjë, por çfarë i duhet populli në protesta, kur e paska zgjidhur këtë punë?

Mundim i kot të presësh llogjikë nga një adoleshent! (E.K/FAXWEB) 

 

Etiketa: lulzim bashamero baze
Pas

Deputetja seksi duke folur për bukurinë, reagimi i Grida Dumës nuk duhet humbur (VIDEO)

Para

Rritja e çmimit të ujit, Paloka: Një agjensi që kontrollohet nga Rama kërkon anullimin

Para
“Po ti o k*qe, kur nuk di të fluturosh pse u krruajte”, Paloka e nis “rëndë” këtë mëngjes. Me kë e ka?

Rritja e çmimit të ujit, Paloka: Një agjensi që kontrollohet nga Rama kërkon anullimin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kultivonte 150 fidanë kanabis/ Në pranga 1 shtetas në Librazhd

Goditet sërish zinxhiri drejtues në Teheran, mediat: Izraeli ka eliminuar shefin e ri të Shtabit të Përgjithshëm të Iranit

Sulm në bazën e të dhënave/ Vidhen 16 miliardë fjalëkalime të Apple, Facebook dhe Google

Frika nga vendimi, Haxhiu: Kushtetuesja është vonuar shumë, po ndikon në krizë

Shqipëria drejt një suksesi diplomatik, Samiti në Hagë pritet ta konfirmojë si vend mikpritës të NATO-s në 2027

Rusia në mbështetje të Serbisë: Kosova, një çështje ekzistenciale për Beogradin

Trump lë të hapur mundësinë e një sulmi ndaj Iranit: “Do vendos në dy javët e ardhshme”

Elisa Spiropali, do të marrë pjesë në Samitin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që do të zhvillohet në Brukse

KF Tirana njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi

Dentisti 22-vjeçar që mësoi në internet: Arrestohen tre anëtarë të një familjeje në Çeki

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.