12:17 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

I merr çelësat e shtëpisë motrës së sëmurë me kancer, i drejtohet Arditit: M’i jep ti lekët (VIDEO)

12:04 | 05/02/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
I merr çelësat e shtëpisë motrës së sëmurë me kancer, i drejtohet Arditit: M’i jep ti lekët (VIDEO)

Valentina Stefani nga Borshi në “Shihemi në gjyq” ka sjellë vëllain e saj, Arqilenë, pasi ky i fundit i ka marrë çelësat e shtëpisë dhe nuk ia kthen derisa t’i shlyejë borxhin.

Përpjekjet e Ardit Gjebreas dhe juristes Eni Çobani për të bindur Arqilean t’ia kthente çelësat e shtëpisë motrës së tij, e cila është e ve dhe e diagnostikuar dy herë me kancer, nuk dhanë rezultat.

Arqilea tha se nuk i interesonte se ku do të qëndronte e motra, e madje shkoi deri aty sa përpjekjeve të Ardit Gjebreas iu kundërpërgjigj duke i kërkuar moderatorit të “E diela shqiptare”, ti jepte atij borxhin që e motra nuk ia jepte dot.

Valentina: Lekët nuk ia kthej dot dhe vëllai do të më marrë shtëpinë. Dhe e ka marrë, se çelësin e ka ai…

 Ardit Gjebrea: Për çfarë e do shtëpinë vëllai? Për çfarë e doni shtëpinë ju?

 Arqilea: Të më kthejë detyrimet që më ka zoti Ardit, detyrimet që më ka, nuk kërkoj gjë…

 Eni Çobani: Zoti Arqile, gjithë kohës ju ka parë me kokën poshtë, dhe gati pak indiferent për sa ne flasim këtu. Nuk më vjen mirë në fakt se ju doja pak më aktiv, sepse ju kemi thirrur këtu për një problem shumë të madh. Sepse kjo shtëpi është e vetmja pasuri që zonja ka për momentin. Duke i marrë edhe juve çelësin e lini pa asgjë.

Arqilea – Çelësin nuk e jap, harroje atë punë! Ajo duhet të më kthejë ç’më detyrohet, veç atyre që i kam dhënë për dy operacionet që ka bërë se nuk i dua. Të më kthejë lekët e shtëpisë, unë i kam marrë çelësin, do t’i marr shtëpinë!

Ardit Gjebrea: Nuk do paratë e operacionit, do paratë e shtëpisë.

Arqilea: Për operacionin nuk i dua lekët.

Eni Çobani – E ule pak detyrimin se unë e dija që doje dhe ato të operacioneve …

Arqilea – Të më bëjë një proces, të më firmosë me ty zonja Eni, që i detyrohem kaq lekë.

Eni Çobani – Po ti nuk na ke thënë sa lekë të detyrohet …

Arqilea – Ta thotë ajo. E di ajo sa i kam dhënë. Unë nuk e publikoj se …

Eni Çobani – Z. Arqile, ju drejtohem edhe një herë, si motër tani kundrejt një vëllai, i cili të kuptojë …

Arqilea – Nuk bën vaki që ai çelës të jepet. Më vjen keq, por nuk bën vaki.

Eni Çobani – Pra është e vetmja gjë, të cilën ju keni besim se duke mbajtur çelësin …

Arqilea – Po.

Eni Çobani – Po zonja mund të bëjë edhe një çelës tjetër se s’është problem kjo.

Arqilea – Po mirë, le ta bëjë. Do bëj dhe unë tjetër.

Ardit Gjebrea – Po ku do rrijë zonja, jashtë?

Arqilea – Të rrijë, As që më intereson fare. Ashtu i solli punët ajo dhe unë do t’i jap zgjidhje vetë.

Valentina – Nuk i solla unë vëlla, më detyruan vëlla …

Ardit Gjebrea – Po ç’faj ka ajo?

Arqilea – Ndihmoje ti… M’i jepni ju Ardit!

Ardit Gjebrea: Urdhëro?

Arqilea: Mi jepni juve ju lutem.

Ardit Gjebrea – Po ta kisha motër do ta kisha ndihmuar.

Arqilea: Po ta kishe motër, e di…

Etiketa: ardit gjebreagjebreamotravellai
Pas

Ulet mosha për sëmundjet kardiovaskulare në Shqipëri, shtim rastesh tek 20-30 vjeçarët

Para

Gjendet pa ndjenja nga ‘Delta Forcë’ gruaja në Fitore, çohet me urgjencë në Spital

Para
Gjendet pa ndjenja nga ‘Delta Forcë’ gruaja në Fitore, çohet me urgjencë në Spital

Gjendet pa ndjenja nga 'Delta Forcë' gruaja në Fitore, çohet me urgjencë në Spital

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shkodër/ Gjendet pa shenja jete një 54-vjeçar në banesë

PD:Monopole dhe korrupsion në menaxhimin e pyjeve dhe kullotave, 800 inxhinierë pyjesh të papunë, ndërsa tenderat i fitojnë ish-zyrtarë të dënuar për afera të ndryshme

Sulmet ne Iran, ambasada e SHBA në Tiranë shpërndan mesazhin e Trump

Sulmi i SHBA mbi centralet bërthamore iraniane, OKB mbledhje urgjente

Sulmet amerikane në Iran/ Vjen reagimi i parë nga BE, Kallas: Palët të tërhiqen, të kthehen në tryezën e negociatave

“Duhet dënuar me forcë sulmi”/ Kërkoi mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit, zbardhet letra që Irani i dërgoi OKB-së

Zjarr i madh në vendgrumbullim të paligjshëm mbeturinash në Lezhë/ Tymi pengon qarkullimin në aksin Milot–Shëngjin

Konflikti SHBA-Iran, reagon e alarmuar OKB: Rrezikon të dalë jashtë kontrollit

Zyrtar i NATO-s: tensionet pas sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit mund të prekin misionin në Irak

Irani dënon sulmet ajrore të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore: “Shkelje e Rëndë e Ligjit Ndërkombëtar”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.