Një autobus me pasagjerë, është përfshirë nga flakët teksa ecte. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Milotit, tek rreth rrotullimi kur futesh për në autostradën për në Tiranë.
Mësohet se autobusi ishte nisur nga Prizreni në drejtim të kryeqytetit. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar nga zjarri, po janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Deri më tani nuk dihet rrethanat e kësaj ngjarjeje, ndërsa policia nisi hetimet.
Informacion paraprak:
Me datë 26.08.2017, është marrë njoftim se në Fushë – Milot , ka marrë flakë një mjet autobus i Kosoves.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore dhe zjarrfiksja që po bëjnë të mundur shuarjen e flakëve.
Nuk ka të lënduar në njerëz vetëm dëme materiale.
Nga hetimet paraprake dyshohet aksidentale.
Nga shërbimet e policisë rrugore është bërë devijimi i qarkullimit rrugor në aksin e vjetër rrugor Milot – Lezhë dhe Milot – Laç deri në përfundim të veprimeve hetimore në vendngjarje si dhe në shmangie të trafikut. Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.