Një kamion është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.
Automjeti u përfshi nga flakët në zonën e Kasharit, pranë një qendre tregtare.
Zjarrfikëset e Tiranës kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të bërë të munduar shuarjen e flakëve.
Si pasojë e incidentit, pati probleme në njërën korsi të autostradës duke rënduar trafikun.
Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit, ndërsa nuk dihet ende nëse ka të lënduar nga incidenti në fjalë. (A.R/SHUPLAKA)