Një makinë tip ‘Skoda’ është përfshirë nga flakët pranë Stadiumit të vjetër,mbrëmjen e djeshme në lagjen “30-Vjetori” në Berat. Sipas informacioneve në fillim është dëgjuar një shpërthim i vogël dhe më pas makina ka marrë flakë.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta zjarrëfikëse, që fillimisht bën të mundur nxjerrjen pa lëndime nga mjeti të drejtuesit, shtetasit Marsel Hoxha dhe më pas kanë neutralizuar dhe fikur zjarrin, duke mos lejuar përhapjen më tej të flakëve.