Një automjet është përfshirë nga flakët në lagjen “Sulhaxhi” të Vorës.
Sipas njoftimit të policisë mjeti në pronësi të shtetasit me iniciale G.D është djegur plotësisht si pasojë e një defekti teknik. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Njoftimi i plotë:
Tiranë/Informacion paraprak:
Me datë 26.02.2022, në lagjen “Sulhaxhi”, në Vorë, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht, mjeti i parkuar në pronësi të shtetasit G. D.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.