Një automjet tip “Mercedes” ka marrë flakë në autostraden Levan – Tepelenë në afërsi të fshatit Fratar.
Dyshohet se mjeti ka marrë flake për shkak të një defekti në sistemin elektrik. Drejtuesi i mjetit që udhëtonte me familjen ka ndaluar sapo ka pikasur tymin që dilte nga pjesa e përparme automjetit.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikëset e Mallakastrës që kane bërë te mundur fikjen e zjarrit dhe shpërndarjen e flakeve në zonen përreth.