Vetëm disa minuta më parë një automjet është përfshirë nga flakët në Tiranë në vendin e njohur si rrethrrotullimi i “Shqiponjës”.
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se branda mjetit ndodheshin tre persona, një fëmijë, drejtuesi i mjetit dhe një grua identitetet e të cilëve nuk dihen ende.
Fatmirësisht drejtuesi i mjetit i ka konstatuar në kohë flakët dhe kanë dalë nga makina duke e braktisur atë ndërkohë që mjeti në fjalë është tip “Fiat”.
Ahtu edhe siç konstotuhet nga pamjet, ngjarja ka ndodhur në një nga rrugët kryesore të kryeqytetit, aksi ka qenë mjaft e ngarkuar ndërkohë që mjeti është shkrumbuar i gjithi.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post