Drejtori i ARRSH Afrim Qëndro deklaron se punimet në aksin Durrës-Tiranë janë në fundin e tyre dhe so në orën 24:00 pritet përmbyllja e plotë e ndërhyrjes.
“Jemi në segmentin e fundit të ndërhyrjes”, ka thënë Qëndro.
Këto deklarata ai i bëri gjatë inspektimit të punimeve në këtë aks ku u shpreh se nga nesër e tutje rruga do të jetë e hapur dhe pa problem.
Nga ana tjetër ai u ka kërkuar dhe ndjesë qytetarëve për problemet e shkaktuara nga ndërhyrja këto ditë. (B.H/Faxweb)