Nëse ka diçka që e bashkon Lorik Canën dhe Noizyn ajo është padyshim mbështetja që ata kanë prej fansave dhe njerëzve që i ndjekin.
Njëri shumë i mirë në sport dhe tjetri në muzikë kanë bërë që të vlerësohen jo vetëm për aftësitë e tyre profesionale por edhe për pamjen e tyre.
Para dy ditësh Lorik Cana i shpalli sfidë Noizy-t duke u kërkuar fansave të votojnë kush është më i bukur. Fansat kanë votuar dhe rezultatin e ka publikuar Lorik në profilin e tij në Instagram.
“Rezultati nuk lë vend për koment”, -shkruan Lorik teksa në foto shikohet se ish-kapiteni i Kombëtares ka marrë 72% të votave duke dalë kështu fitues.
Nuk dihet si ka reaguar Noizy pas këtij votimi, po ndoshta do të mbrohet me faktin se rezultatet kanë qenë të manipuluara. E tek e fundit këtë justifikim e përdorin edhe politikanët jo më Noizy. (E.K/SHUPLAKA)