Këngëtari që doli nga “Ethet e së Premtes” Luiz Ejlli dhe vajza e demokrates Jozefina Topalli, Megin, janë kthyer në vëmendjen e mediave pas dyshimeve se lidhja e tyre disa vjeçare ka marrë fund. Të paktën ky është lajmi që po qarkullon.
Dyshimet janë shtuar pasi dy të rinjtë nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale, as në “Facebook” dhe as në “Instagram”.
Dyshimet i ka shtuar më tepër një postim i këngëtarit, i cili ka ndarë me miqtë një video ku shfaqet duke kënduar këngën “Uomini Soli”, përbri së cilës ai shkruan: Për të gjithë meshkujt që janë vetëm.
Nuk dihet nëse ky postim ka të bëjë drejtpërsëdrejti me të apo është një postim i zakonshëm.
(XH.A/SHUPLAKA)