10:30 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Merr fund varfëria ekstreme e familjes Kurti në Bulqizë, ja dhurata që ju bën biznesmeni Samir Mane

11:08 | 18/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Merr fund varfëria ekstreme e familjes Kurti në Bulqizë, ja  dhurata që ju bën biznesmeni Samir Mane

Pas thirrjes së emisionit Fiks Fare në nëntorn 2019, për ti ardhur në ndihmë familjes Kurti nga fshati Gurrë e Vogël, pak kilometra nga Bulqiza, e cila jetonte në kushte të mjerueshme, nëpërmjet kompanisë AlbChrome, presidenti i Grupit Balfin Z. Samir Mane bëri realitet rindërtimin dhe mobilimin e plotë të shtëpisë së tyre me të gjitha pajisjet e nevojshme, si dhe nisjen e kurimit të vajzës së sëmurë të familjes.

Historia e famialjes Kurti preku zemrat e të gjithë shqiptarëve, por tashmë kjo familje veç të tjerave, do të përfitojë edhe një pension mujor me ushqime nga Spar Albania për një periudhë 3 vjeçare.

Deri tani, vajza e sëmure e familjes, vogëlushja Rogerta, ka marrë trajtime mjekësore dhe të gjitha shpenzimet janë mbuluar nga Z. Samir Mane. Nëse pas perfundimit të terapisë, mjekët vleresojnë se vajza ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale, atëherë edhe në këtë rast të gjitha shpenzimet do të mbulohen nga Fondi Balfin.
I pranishëm në dorëzimin e çelësave të shtëpisë së re, në mënyre simbolike vajzës së vogël Rogerta, ishte edhe drejtori ekzekutiv i kompanisë Albchrome, z. Luan Saliaj.

Sipas organizatës “Fund-Javë Ndryshe”, e cila ka identifikuar rastin, shtëpia në të cilën jetonte familja Kurti ishte në gjendje skandaloze. Ajo ishte e ndërtuar me anë të ndihmave, pra vetëm me tulla, por nuk kishte asnjë dritare apo derë. Fëmijët flinin në dysheme dhe e vetmja mundësi për tu ngrohur për ta ishte një sobë me dru.

Por, nga pamundësia, Shpëtimi e kiushte të vështirë t’i siguronte gjithmonë drutë dhe nga ana tjetër mos patja e dyerve dhe dritareve e shtonte edhe më shumë të ftohtin.

Por tashmë, jetesa për këtë familje, me shtëpinë e re dhe përkrahjen ushqimore dhe mjekësore, do do të jetë mjaft më e mirë.

Grupi Balfin i kushton një vëmendje të veçantë përgjegjësisë sociale, për të qenë sa më pranë komuniteteve dhe njerëzve në nevojë dhe nën kujdesin e posaçëm të vetë presidentit të Grupit, z. Samir Mane, zbaton një strategji të koordinuar për të gjitha kompanitë e Grupit, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shtetet e tjera ku Grupi operon.

Gjithashtu prej shumë vitesh, Balfin përkrah me fondin e tij edhe mjaft fëmijë me çrregullime të spektrit autik.
Vetëm gjatë vitit të fundit, Balfin akordoi rreth 1 milionë euro për kauza të ndryshme sociale.



Pas

“Shfryhen” arrestimet për tërmetin, Gjykata lë në burg 7 persona, mes tyre dy ish-kryekomunarët (Emrat)

Para

“A të mërzit ndonjëherë vëllau, po edhe të mërzit”, Majko ‘vjedh’ duartrokitjet e të gjithëve: Në ’97-tën ishim gati të vriteshim me Berishën, por…

Para
“Majko kryeministër i qeverisë tranzitore”, flet vetë ministri: Mirëpresim Metën negociator…

“A të mërzit ndonjëherë vëllau, po edhe të mërzit", Majko 'vjedh' duartrokitjet e të gjithëve: Në '97-tën ishim gati të vriteshim me Berishën, por...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vodhi 5 dyqane, arrestohet hajduti serial në Tiranë (EMRI)

Itali/ Pjesë e trafikut të drogës, 18-vjeçari shqiptar kapet me mbi 1 kg kokainë të pastër! E kishte kthyer apartamentin në laborator narkotikësh

Goditi me thikë bashkëshorten blogere dhe më pas veten, kush është dizajneri i famshëm shqiptar që dha fund jetës në moshën 34-vjeçare

Vrau më 2019 në Lushnjë tregtarin Besnik Hida bashkë me Laert Haxhiun dhe Orges Bilbilin, arrestohet në Greqi 51-vjeçari! Policia: Do ekstradohet (EMRI)

Sot heshtje zgjedhore, nesër qytetarët u drejtohen kutive të votimit! Ja çfarë ndodh nëse partitë shkelin Kodin Zgjedhor

Sot dita e dytë e “Giro d’Italia 2025”, bllokohet sërish Tirana, ja rrugët ku nuk lejohet qarkullimi dhe parkimi i automjeteve

Berisha falënderon Peter Beyer, Lordin Jackson dhe Chris LaCivita: Nesër në pushtet do kemi bashkëpunim të ngushtë me presidentin Trump dhe kancelarin Merz

LaCivita apel për zgjedhjet: E gjithë bota po i sheh këto zgjedhje, votoni për të ardhmen tuaj! Zoti e bekoftë Shqipërinë

Reperi Stresi në mitingun e PD: I kam thënë Noizy-t se është në partinë e gabuar, Erion Veliaj po më sheh me shokët e tij

Blendi Gonxhja: Votoni PS! Më 11 maj hapim një epokë të re, atë të Shqipërisë evropiane

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.