Ditën e sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin e deputetit Korab Litës, nga lista e PD-së në Tiranë.
Lita do të marrë mandatin e lënë nga Dashamir Shehi, ndërsa më herët ka mbajtur postin e nënkryetarit të Bashkisë së Kamzës.
Ndërkohë që KQZ iu ka bërë thirrje dhe të tjerë kandidatëve nga listat shumëemërore të PD-së që të dorëzojnë formularin e dekriminalizimit, ç’ka do ti hapte rrugë marrjes së mandateve.
8 kandidatët e PD-së që iu është bërë thirrje që të marrin mandatin:
Ndriçim Dushku, PD Tiranë
Erion Piciri, PD Tiranë
Genci Gjylsheni, PD Tiranë
Fesnik Qosja, PD Tiranë
Denis Fani, PD Shkodër
Jakup Beqiri, PD Fier
Kodhel Cala, PD Elbasan
Skerdilian Sulozeqi, PD Vlorë
8 kandidatët që nuk pranuan mandatin:
KQZ shpall moszgjedhshmërinë për Blendi Sulaj nga PD, qarku Tiranë.
KQZ shpall moszgjedhshmërinë për Flamur Hoxha nga PD, qarku Tiranë
KQZ shpall moszgjedhshmërinë për Hariz Mema nga PD, qarku Vlorë.
KQZ shpall moszgjedhshmërinë për Blendi Himçi nga lista shumemerore e PD, në Qarkun Elbasan.
KQZ shpall moszgjedhshmërinë e Zamira Mernica nga lista shumemerore e PD, qarku Fier.
KQZ shpall moszgjedhshmërinë e Fatbardh Plakut nga lista shumemerore e PD, qarku Tiranë.
KQZ shpall moszgjedhshmërinë e Fuat Haxhiymerit nga lista e PD qarku Tiranë.
KQZ shpall moszgjedhshmërinë e Anton Kokaj nga lista shumemerore e PD, qarku Shkodër.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post