Në paradën e “Mardi Gras” të zhvilluar në New Orleansit, një automjet hyri mes paradës duke lënë rreth 30 persona të plagosur, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë. Sipas “The Times-Picayune” ngjarja ka ndodhur ditën e shtunë rreth orës 18.45 me orën lokale.
Sipas autoriteteve një person është ndaluar si i dyshuari kryesor rreth ngjarjes, i cili ndodhej nën efektin e drogës. Gjithashtu ai përjashtoi mundësinë e një sulmi terrorist. Në spital aktualisht ndodhen 21 persona të shtruar, pesë prej të cilëve në gjende të rëndë, ndërsa katër të tjerë morën mjekim dhe u larguan shkruan The Times-Picayune.
Drejtuesi i fuoristradës u shfaq si të mos ishte në dijeni të asaj që kishte bërë, sipas një dëshmitari që ka folur për mediat lokale. Klubet shoqërore të njohura si “Krewes” organizojnë parada të ndryshme në New Orleans gjatë “Mardi Gras”. (J.V/Shuplaka)