Këngëtarja italiano-franceze Carla Bruni dha mbrëmjen e djeshme koncert në Butrint ku morën pjesë figura të njohura. Mes të ftuarve ishte edhe kryeministri Edi Rama me Lindën dhe Zahon teksa krah tij qëndronte ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, bashkëshorti i Carla Brunit.
Koncertin e kanë ndjekur edhe kryebashkiaku Veliaj me Ajola Xoxën. Ajola ka postuar pak më parë një foto ku tregon veshjen e saj për këtë koncert. Ajo shfaqet shumë elegante e veshur me një fustan bojëqielli me shirita të zinj dhe një çantë të zezë.
Siç duket Ajola e ka shumë përzemër këtë ngjyrë pasi edhe në ceremoninë e martesës së Gaz Pajës, u shfaq sërish e veshur me bojëqielli dhe duhet thënë se kjo ngjyrë i shkon shumë.
Discussion about this post