Mbrëmjen e djeshme, Saimir Kodra është surprizuar nga stafi i emisionit investigativ “Stop”, me rastin e ditëlindjes së tij.
Kolegët i vendosën papritur në studio këngën e ditëlindjes, duke i sjellë edhe një tortë dhe një buqetë me lule, teksa i dhanë edhe urimet e tyre.
I zënë në befasi nga kjo surprizë, Saimiri vendosi të tregojë për të gjithë shikuesit vitin e tij të lindjes, duke lënë kështu të kuptohet edhe moshën e tij.
“Kam lindur në 11 shkurt 1974, hesapet bëjini vetë”- tha Saimiri i cili mbush 46 vjeç, dhe shumë prej viteve i ka kaluar në ekran.