Reperja shqiptare Loredana kishte planifikuar turneun e saj, i cili u anulua nga pandemia e korònavirusit. Për pasojë, të ardhurat e saj kanë pësuar rënie dhe për këtë ka vendosur që të rrisë çmimet e biletave të turit që do të mbahet sapo të hapen kufijtë.
Megjithatë shprehet se rimbursimi është i mundur deri me datë 25 Qershor për çdo person që ka dëshirë.
“Fatkeqësisht, më duhet t’ju them se ne jemi detyruar për t’i bërë biletat e mëparshme më të shtrenjta në disa kategori çmimesh. Ne humbëm një shumë të jashtëzakonshme parash me turneun e fundit sepse turneu ynë nuk u shty si shumë, por u anulua tërësisht.
Prapëseprapë, unë u detyrova të financoja ekipin tim dhe t’u paguaj atyre tarifat e ndërprerjes, sepse asnjë prej tyre nuk mund të bënte asgjë ndaj vírusit. E kuptoj që situata është financiarisht shumë e vështirë për disa.
Sidoqoftë, unë ju kërkoj të mos zemëroheni me mua se turneu është bërë pak më i shtrenjtë. Fatkeqësisht nuk ka zgjidhje tjetër. Nëse akoma dëshironi t’i ktheni paratë tuaja, mund t’i ktheni biletat tuaja deri me 25 qershor”, shkroi Loredana në një postim në Instagram.
Rreth një vit më parë, reperja u ákuzua për máshtrim ndaj një çifti në Zvicër, të cilëve u kishte marrë një shifër të majme të të ardhurave dhe për këtë çështje vijojnë hetimet.(A.M/Faxweb.al)