Një incident i rëndë ka ndodhur me avionin e kompanisë “Blu Panorama”, i linjës Ankona-Tiranë. Lajmi është konfirmuar për opinion.al nga një person që ka qenë në avion në momentin kur ka ndodhur ngjarja.
Ai ka thënë se kabina e avionit dhe njëri prej motorëve kanë marrë flakë në ajër, pak minuta pasi ishte ngritur nga aeroporti në Itali.
Avioni kishte 100 persona në bord por fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar. Avioni ka arritur të bëjë ulje emergjente sërish në Ankona.
Burimi sqaroi se udhëtimi ishte i kompanisë Blu Panorama ndërsa avioni i postës italiane “Mistral Air”. Na mbetet të presim konfirmimin final dhe shkaqet që kanë çuar në këtë incident që mund të ishte me pasoja fatale.
(E.K/SHUPLAKA)