Kunati i deputeti socialist Bashkim Fino ka rënë pre e grabitësve në qytetin e Librazhdit.
Ngjarja ka ndodhur 10 ditë më parë, por është mbajtur e fshehtë nga policia.
Banesa në fjalë i përket shtetasit Skënder Xhani, kunati i deputetit dhe ish-kryeministrit të PS-së.
Ngjarja ka ndodhur në lagjjen ‘Ushtaraku’, ndërsa raportohet se, shuma e grabitur është rreth 1.5 milionë lekë të reja.
Skënder Xhani njihet si një biznesmen në qytetin e Librazhdit, ndërsa mësohet se maskat kanë hyrë ditën në shtëpi në të cilën në momentin e ngjarjes nuk ka pasur asnjë person në banesë.