Ndërsa pak kohë më parë u përfol se Blendi Fevziu mund të kalonte në “Top Channel”, moderatori mori një vendim duke zgjedhur mes mendjes dhe zemrës.
Ai vendosi që të qëndrojë në “Tv Klan” për 5 vite të tjera dhe refuzoi ofertën e majme të televizionit kundërshtar, edhe pse lajmi në tërësi krijoi shumë polemika.
I ftuar në emisionin “Top Arena”, Fevziu nuk i shpëtoi dot pyetjes “Pse e refuzoi ofertën e “Top Channel”?”.
“Ishte një vendim personal. E kam thënë që oferta ishte një tundim shumë i madh, por pata edhe një detyrim moral. Ajo që kisha menduar ishte një ikje me mirëkuptim, që nuk ndodhi”, tha Fevziu.
(E.K/FAXWEB.AL)