Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Dhomës së Avokatëve të Shqipërisë ka përfunduar dhe është vendosur pezullimi për 5 vjet i ish-gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar nga KPA.
Ndërsa për ata që janë dorëhequr duhet të mos përzgjidhen në organe drejtuese. Edhe Komiteti i disiplinës pranë Dhomës Kombëtare të Avokatëve do të pezullojë licensat për 5 vjet, pra gjyqtari apo prokurori i shkarkuar ose i dorëhequr nuk do të ushtrojë detyrën për 5 vite, pavarësisht nëse e kanë licensën e avokatit.
Ndërkohë, Taulant Balla edhe vetë ShBA, e cila është një nga nismëtaret e reformës në drejtësi, ka kërkuar që të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët që janë skualifikuar nga vettingu të mos mbeten pa u ndëshkuar. (A.M/Faxweb.al)