Gazetari Eraldo Rexho, ka qenë i ftuar në emisionin “Fol Me Mua”, moderuar nga Rovena Dilo në Fax News ku ka folur lidhur me ‘sekrete’ të pazbuluara më parë nga ai, të cilat e kishin ndihmuar të arrinte suksesin e dëshiruar në profesionin e tij.
Rexho ka zbuluar se në hapat e parë të tij në gazetari, ishte e motra e tij, ajo e cila shkruante artikujt për të ndërsa ky i fundit i jepte idenë.
“Në fillim kur fillova të shkruaj në gazetë, unë i jepja idenë por ishte Jola (motra) ekzekutuesja. Unë merrja meritat e artikujve që shkruheshin prej saj. Derisa erdhi një moment që nuk mund t’i kërkoja çdo ditë ta bënte këtë, pasi m’u khtye në ‘lifestyle’. Në fillim vidhja fjalët e Jolës pastaj sigurisht lexoja shumë gazeta. Një gjë që më ka ndihmuar më së shumti në personazhin që u shndërrova më vonë, ishte fakti që unë shfletoja çdo gjë që bënin kolegët e tij”– u shpreh Rexho.
Më tej, Rexho tha se revistat të cilat lexonte më së shumti dhe që e kishin ndihmuar për t’u përmirësuar në profesion, ishin ato të shkruara nga figura të njohura të ekranit shqiptar.
“Përgjithësisht më pëlqente shumë si shkruante Iva Tiço, ZefinaHasani, Aida Ceno, shkrimet e saj analitikë më pëlqenin shumë. Shfletoja çdo javë artikujt e revistave të Daniela Buzit, kisha modele brenda redaksisë nga të cilat frymëzohesha”– tha Rexho.