Për tre ditë me rradhë disa zona të kryeqytetit do të vuajnë mungesën e energjisë elektrike.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të punimeve në zbarrat 10 kV në nstacionin Farkë, në datat 29-31 janar, nga ora 09:00-13:00, do të ketë kufizim energjie në këto zona:
Në datën 29 janar pa energji do të jenë: Mullet, Ibë, Gurrë, Pëllumbas, Sauk, Lundër, Vishnje.
Në datën 30 janar pa energji do të jenë: Pallatet pranë kopshtit Botanik, Stallat Sauk, TEG, Lundër, Vilat.
Në datën 31 janar pa energji do të mbesin: Mullet, Ibë, Gurrë, Pëllumbas, Sauk, Lundër, Vishnje, Pallatet pranë kopshtit Botanik, Stallat Sauk, TEG, Lundër, Vilat
(E.K/FAXWEB)