Kryeministri Edi Rama është shfaqur kritik me bashkinë e Tiranës dhe Durrësit të cilat sipas tij duhet të marrin shembull nga Shijaku e cila është etiketuar si “bashkia kampione” në të gjithë Shqipërinë.
Gjatë takimit në Pogradec me kryebashkiakët, Rama i bëri “dush të ftohtë” socialistëve që nuk mbajnë pastër qytetin. Rama tha se Shqiptarët janë të varfër por nuk ka kompromis për të qenë të pistë.
“Bashkia e Shijakut është shembull duket sikur të ishte një bashki në Perëndim. Qëndron pranë qytetarëve, ndjek punimet, mban pastër ambientin dhe shumica e njerëzve që punojnë në bashki janë ata që kanë qenë parë, thjesht ka ndryshuar lidershipi. Ja ku jemi sot një bashki kampione. Tirana dhe Durrësi janë dy bashkitë që kanë probleme më të mëdha por kanë cfarë të mësojnë nga bashkia e shajakut. Këto janë çështje vullneti dhe durimi. Është bërë transportim i madh për bashkitë në bashkëpunim me ministrinë e mjedisit për pastrimin, kush nuk plotëson nevojat financiare për të pastruar askush nuk merr fonde. Kjo është elementare, shqiptarët nuk janë rritur në shtëpi të pista, kanë qenë të varfër por nuk kanë qenë një komunitet i pistë. Ka shumë gjynahe zona dhe pjesë ku ka pisllëk që duhet të jetë armiku i çdo bashkie. Ky vend mund të ketë shumë të meta por nuk munde të jetë pisë pasi është bekuar nga zoti për bukuritë që ka, nuk janë as hotelet, as rrugët dhe e para është pastërtia që do të bëjmë. Ju keni një rol të rëndësishëm , jo të gjithë jeni njësoj. Një pjesë e madhe ka kuptuar, kurse një pjesë jo. Është një sezon më i pastër krahasuar një vit më parë”, u shpreh Rama.