18:37 | 22/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Merrnin 300-400 euro për kalimin ilegal të kufirit, arrestohen në flagrancë dy policë (EMRAT)

18:08 | 14/12/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Arrestohet shqiptari në Greqi i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Dy policë kufitarë në Kakavijë kanë rënë në pranga, pasi akuzohen se merrnin ryshfet për të ndihmuar njerëzit për të kaluar kufirin.

Në kuadër të operacionit “Green border” u prangosën Timo Ciko dhe Bledar Duçka si dhe Shpëtim Brakaj.

Sipas burimeve zyrtare, SHÇBA kishte regjistruar një procedim penal prej disa muajsh, mbi bazën e informacioneve që kishte siguruar për kalimin e shtetasve shqiptare dhe të huaj, përmes kufirit të gjelbër drejt Greqisë në mënyrë ilegale. Pas një hetimi me metoda speciale u bë e mundur të identifikohej dhe dokumentohej ky aktivitet kriminal.
Ditën e sotme, strukturat e SHÇBA kanë arrestuar në flagrancë:
– Timo Ciko, 50 vjeç, shef i ruajtjes së kufirit të gjelbër, në Drejtorinë e Policisë Kufitare Gjirokastër;
– Bledar Duçka, 43 vjeç, trup shërbimi për kufirin e gjelbër, në Drejtorinë e Policisë Kufitare Gjirokastër;
– Shpëtim Brakaj, 41 vjeç, nga Fieri.
Gjatë arrestimit në flagrancë, të ndaluarve u janë sekuestruar një sasi euro, lekë, dollar, telefona celularë dhe 1 automjet.
Shtetasi Brakaj siguronte pagesat që varionin nga 300 deri në 400 euro për çdo person. Më tej policët kufitarë siguronin kushtet për të kaluar drejt vendit fqinj në mënyrë ilegale pa kryer procedurat ligjore.

Shtetasit që kalonin përmes pagesave tek rrjeti i dyshuar i trafikuesve, e kishin të pamundur të udhëtonin në zonën Shengen për shkak të problemeve me afatet e shkelura kohore, apo mos përmbushjen e kushteve të kalimit të lirë. Vijon ende hetimi për zbulimin e personave të tjerë të implikuar.

(FM/Faxweb)

Etiketa: arrestkalimkufipoliceryshfet
Pas

“Mjekët pa kufij”, më shumë se 6700 myslimanë të vrarë në Mianmar

Para

“Shpërblimi i fundvitit”, Hado në ‘Fax News’: Do përfitojnë 649 mijë persona, ja ku do i tërhiqni (VIDEO)

Para
“Shpërblimi i fundvitit”, Hado në ‘Fax News’: Do përfitojnë 649 mijë persona, ja ku do i tërhiqni (VIDEO)

“Shpërblimi i fundvitit”, Hado në 'Fax News': Do përfitojnë 649 mijë persona, ja ku do i tërhiqni (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kapet në mes të detit kokainë me vlerë 33 milionë dollarë

Ukraina ashpërson kontrollin ndaj agjencive kundër korrupsionit

Zëvendësprokurori i SHBA-së do të takohet me Ghislaine Maxwell për hetimin e çështjes Epstein

Sarandë/ Goditi me gotë qelqi në fytyrë bashkëshorten e tij, arrestohet 49-vjeçari dhunues

SHBA-ja do të largohet përsëri nga UNESCO

Thethi pas operacionit, Rama poston pamje pas heqjes së objekteve të paligjshme

Ankimohet tenderi 2.5 milionë euro i FSHZH për Pallatin e Sportit në Korçë

Tre të vdekur, 15 të zhdukur pas rrëshqitjeve të dheut në Pakistan, shumë prej viktimave turistë

“Një skelet njeriu dhe një kafshe në murin e kalasë”, zbulim i rrallë në Gjirokastër

Zjarret në Përmet djegin 15 hektarë pyje dhe kullota, kërkohet ndërhyrje nga ajri

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.