Finalizohet me sukses Operacioni Policor i koduar ”REKRUTIMI” ! Operacioni në bashkëpunim me DVP.Vlorë , Njësinë Task Forcë të Prokurorisë Vlorë dhe Drejtorinë e Forcave të Posaçme në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Arrestohen dy shtetas, njëri prej tyre punonjës i Policisë Ushtarake në Vlorë ! Sekuestrohen vlerat monetare të cilat ishin qëllimi i të dy shtetasve ! Drejtoria Vendore e Policosë Vlorë në bashkëpunim me Njësinë Task Forcë të Prokurorisë Vlorë dhe Drejtorinë e Forcës së Posaçme në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si rezultat i një hetimi me metoda speciale , ka bërë të mundur finalizimin me sukses të Operacionit Policor të koduar ”REKRUTIMI”, ku janë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasit :
Deraldo Kamberi 23 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë punonjës i Policisë Ushtarake në Vlorë. Erlind Varfi, 23 vjeç, banues në Vlorë. Të dy këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin i kanë marr një shtetasi, një shumë vlerash monetare prej 2000 Euro me premtimin se do ta ndihmonin të punësohej në Strukturën e Forcave të Armatosura.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën prej 2000 Euro. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale të “Korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike, kryer në bashkepunim”, të parashikuar nga neni 259 e 25 të Kodit Penal.
(E.K/FAXWEB)