Apeli i GJKKO-së ka marrë vendimin për 25 të pandehurit, mes tyre 4 efektivë, Elio Picoku, ish-Shef Seksioni për Shërbimet Ekonomike dhe Personelin, në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë dhe ish-policët Alkid Ndreu, Kujtim Xhaja e Amarildo Lika, të cilët akuzohen se merrnin ryshfet nga 500 deri në 1500 euro për të kthyer para afateve patentat e pezulluara.
Njoftimi i Apelit të GJKKO-së:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Saida Dollani (kryesuese), Iliriana Olldashi (anëtare) dhe Engert Pëllumbi (anëtar), më datë 02.12.2024, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 42 akti, datë 12.07.2024 regjistrimi, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe ankimet e ankuesve/të pandehurve S.G., A.L., E.P., V.Z., A.R., kundër vendimit nr. 18, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka vendosur:
“1. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit A.N. akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” (për rastin e shtetasit S.T.), parashikuar nga neni 259, pg. 2 i Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1 të K.Pr.Penale.
1.1 Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit A.N. akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” (për rastin e shtetasit L.B.), parashikuar nga neni 259, pg. 1 i Kodit Penal në referim të nenit 388, pika 1 të K.Pr.Penale.
1.2 Deklarimin fajtor të të pandehurit A.N. për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
1.3 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit A.N. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim.
1.4 Bazuar në nenin 261 dhe 389 të Kodit të Procedurës Penale, konstatohet shuarja e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj të pandehurit A.N. me vendimin nr. 11, datë 17.02.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
1.5 Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit A.N. nga paraburgimi nëse nuk mbahet për shkak të një vendimi tjetër.
1.6 Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit A.N. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vitesh.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit E.P., për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” (për rastin e shtetasit L.B.), parashikuar nga neni 245/1 pg. 3 dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
2.1 Deklarimin fajtor të të pandehurit E.P., për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” (për rastin e shtetasit S.T.), parashikuar nga neni 245/1 pg. 4 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
2.2 Deklarimin fajtor të të pandehurit E.P., për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”,(për rastin e shtetasit R.O.), parashikuar nga neni 245/1, pg. 3 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
2.3 Deklarimin fajtor të të pandehurit E.P., për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”,(për rastin e shtetasit N.S.), parashikuar nga neni 245/1, pg. 4 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
2.4 Deklarimin fajtor të të pandehurit E.P., për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”,(për rastin e shtetasit O.M.), parashikuar nga neni 245/1, pg. 3 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
2.5 Deklarimin fajtor të të pandehurit E.P., për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”,(për rastin e shtetasit A.K.), parashikuar nga neni 245/1, pg. 3 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
2.6 Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri E.P. dënohet me një dënim të vetëm prej 2 vite e 6 muaj burgim.
2.7 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit E.P. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 1 vit e 8 muaj burgim.
2.8 Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit 16.02.2023 dhe dënimi do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme, në referim të parashikimeve të nenit 18, të ligjit nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit A.L. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim (për rastin e shtetasit E.B.), parashikuar nga neni 245/1, pg. 4 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
3.1 Deklarimin fajtor të të pandehurit A.L. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim (për rastin e shtetasit S.L.), parashikuar nga neni 245/1, pg. 3 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
3.2 Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri A.L. dënohet me një dënim të vetëm prej 2 (dy) vite e 3(tre) muaj burgim.
3.3 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit A.L. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 1 vit e 6 muaj burgim.
3.4 Bazuar në nenin 261 dhe 389 të Kodit të Procedurës Penale, konstatohet shuarja e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj të pandehurit A.L. me vendimin nr. 12, datë 16.02.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për shkak se kohëzgjatja e paraburgimit është më e madhe se masa e dënimit të dhënë.
3.5 Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit A.L. nga paraburgimi nëse nuk mbahet për shkak të një vendimi tjetër.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit L.B. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm te personave që ushtrojnë funksione publike” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 pg. 1 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
4.1 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit L.B. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) muaj burgim.
4.2 Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim ndaj të pandehurit L.B. duke zëvendësuar me kryerjen e një punë në interes publik, pa shpërblim, prej 60 orësh.
4.3 Urdhërohet i pandehuri L.B. të kryejë punën në interes publik si më sipër, brenda një afati prej 6/muajsh dhe të mbajë kontakte me zyrën e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.
4.4 Ngarkohet Zyra e Shërbimit të Provës të përcaktojë llojin e punës, vendin dhe kohën kur do të kryer puna në interes publik nga i pandehuri L.B., duke mbajtur në konsideratë, për sa është e mundur, punësimin dhe detyrimet familjare të tij si dhe duke mbajtur në konsideratë që kohëzgjatja e punës në interes publik nuk duhet të kalojë tetë orë në ditë.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit E.S. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm te personave që ushtrojnë funksione publike” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 pg 1 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
5.1 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit E.S. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) muaj burgim.
5.2 Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim ndaj të pandehurit E.S. duke zëvendësuar me kryerjen e një punë në interes publik, pa shpërblim, prej 60 orësh.
5.3 Urdhërohet i pandehuri E.S. të kryejë punën në interes publik si më sipër, brenda një afati prej 6/muajsh dhe të mbajë kontakte me zyrën e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.
5.4 Ngarkohet Zyra e Shërbimit të Provës të përcaktojë llojin e punës, vendin dhe kohën kur do të kryer puna në interes publik nga i pandehuri E.S., duke mbajtur në konsideratë, për sa është e mundur, punësimin dhe detyrimet familjare të tij si dhe duke mbajtur në konsideratë që kohëzgjatja e punës në interes publik nuk duhet të kalojë tetë orë në ditë.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit R.O. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, (për rastin e tij, R.O.), parashikuar nga neni 245/1 pg. 1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
6.1 Deklarimin fajtor të të pandehurit R.O. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, (për rastin e shtetasit N.S.), parashikuar nga neni 245/1 pg. 2 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
6.2 Deklarimin fajtor të të pandehurit R.O. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm te personave që ushtrojnë funksione publike” në bashkëpunim, (për rastin e shtetasit S.T.), parashikuar nga neni 245/1 pg. 2 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
6.3 Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri R.O. dënohet me një dënim të vetëm prej 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.
6.4 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit R.O. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 1 (një) vit burgim.
6.5 Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit R.O. për një periudhë kohe prej 2 vite me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kohës së provës të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit S.T. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm te personave që ushtrojnë funksione publike” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 pg. 2 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
7.1 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit S.T. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.
7.2 Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim ndaj të pandehurit S.T. duke zëvendësuar me kryerjen e një punë në interes publik, pa shpërblim, prej 120 orësh.
7.3 Urdhërohet i pandehuri të kryejë punën në interes publik si më sipër, brenda një afati prej 6/muajsh dhe të mbajë kontakte me zyrën e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.
7.4 Ngarkohet Zyra e Shërbimit të Provës të përcaktojë llojin e punës, vendin dhe kohën kur do të kryer puna në interes publik nga i pandehuri S.T., duke mbajtur në konsiderate, për sa është e mundur, punësimin dhe detyrimet familjare të tij si dhe duke mbajtur në konsideratë që kohëzgjatja e punës në interes publik nuk duhet të kalojë tetë orë në ditë.
- Deklarimin fajtore të të pandehurës B.D. (Z.) për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 pg. 2 i Kodit Penal dhe dënimin e saj me 1 (një) vit burgim.
8.1 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurës B.D. (Z.) i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.
8.2 Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim ndaj të pandehurës B.D. (Z.) duke zëvendësuar me kryerjen e një punë në interes publik, pa shpërblim, prej 80 orësh.
8.3 Urdhërohet e pandehura të kryejë punën në interes publik si më sipër, brenda një afati prej 6/muajsh dhe të mbajë kontakte me zyrën e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e saj.
8.4 Ngarkohet Zyra e Shërbimit të Provës të përcaktojë llojin e punës, vendin dhe kohën kur do të kryer puna në interes publik nga e pandehura B.D. (Z.), duke mbajtur në konsideratë, për sa është e mundur, punësimin dhe detyrimet familjare të saj si dhe duke mbajtur në konsideratë që kohëzgjatja e punës në interes publik nuk duhet të kalojë tetë orë në ditë.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit E.C. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 pg. 4 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
9.1 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit E.C. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 1 vit e 4 muaj burgim.
9.2 Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit 01.12.2022, dhe dënimi me burgim nga i pandehuri E.C. do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme, në referim të parashikimeve të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit S.L. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 pg. 1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
10.1 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit S.L. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) muaj burgim.
10.2 Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit S.L. për një periudhë kohe prej 8 (tetë) muajsh, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kohës së provës të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit A.L. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 pg. 3 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
11.1 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit A.L. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) muaj burgim.
11.2 Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit A.L. për një periudhë kohe prej 8 (tetë) muajsh, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kohës së provës të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit E.B. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 pg. 2 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
12.1 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit E.B. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.
12.2 Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit E.B. për një periudhë kohe prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) muajsh, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kohës së provës të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit A.Sh. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 pg. 2 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
13.1 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit A.Sh. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.
13.2 Llogaritja e dënimit fillon data e ekzekutimit të dënimit, dhe dënimi me burgim nga i pandehuri A.Sh. do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme, në referim të parashikimeve të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit A.R. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 pg. 2 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
14.1 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit A.R. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.
14.2 Llogaritja e dënimit fillon nga data e ekzekutimit të vendimit dhe dënimi do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme, në referim të parashikimeve të nenit 18, të ligjit nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit I.T. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 pg 3 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
15.1 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit I.T. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) muaj burgim.
15.2 Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit I.T. për një periudhë kohe prej 8 (tetë) muajsh, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kohës së provës të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit N.S. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 pg. 2 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
16.1 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit N.S. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.
16.2 Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim ndaj të pandehurit N.S. duke zëvendësuar me kryerjen e një punë në interes publik, pa shpërblim, prej 120 orësh.
16.3 Urdhërohet i pandehuri të kryejë punën në interes publik si më sipër, brenda një afati prej 6/muajsh dhe të mbajë kontakte me zyrën e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.
16.4 Ngarkohet Zyra e Shërbimit të Provës të përcaktojë llojin e punës, vendin dhe kohën kur do të kryer puna në interes publik nga i pandehuri N.S., duke mbajtur në konsideratë, për sa është e mundur, punësimin dhe detyrimet familjare të tij si dhe duke mbajtur në konsideratë që kohëzgjatja e punës në interes publik nuk duhet të kalojë tetë orë në ditë.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit G.L. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 pg. 2 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
17.1 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit G.L. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.
17.2 Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim ndaj të pandehurit G.L. duke zëvendësuar me kryerjen e një punë në interes publik, pa shpërblim, prej 120 orësh.
17.3 Urdhërohet i pandehuri të kryejë punën në interes publik si më sipër, brenda një afati prej 6/muajsh dhe të mbajë kontakte me zyrën e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.
17.4 Ngarkohet Zyra e Shërbimit të Provës të përcaktojë llojin e punës, vendin dhe kohën kur do të kryer puna në interes publik nga i pandehuri G.L., duke mbajtur në konsideratë, për sa është e mundur, punësimin dhe detyrimet familjare të tij si dhe duke mbajtur në konsideratë që kohëzgjatja e punës në interes publik nuk duhet të kalojë tetë orë në ditë.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit K.Xh. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 pg. 4 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
18.1 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit K.Xh. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim.
18.2 Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit K.Xh. për një periudhë kohe prej 2 vite e 8 muaj, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kohës së provës të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit E.Xh. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 pg. 2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
19.1 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit E.Xh. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.
19.2 Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit E.Xh. për një periudhë kohe prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) muajsh, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kohës së provës të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit O.M. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 pg. 1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
20.1 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit O.M. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) muaj burgim.
20.2 Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim ndaj të pandehurit O.M. duke zëvendësuar me kryerjen e një punë në interes publik, pa shpërblim, prej 60 orësh.
20.3 Urdhërohet i pandehuri të kryejë punën në interes publik si më sipër, brenda një afati prej 6/muajsh dhe të mbajë kontakte me zyrën e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.
20.4 Ngarkohet Zyra e Shërbimit të Provës të përcaktojë llojin e punës, vendin dhe kohën kur do të kryer puna në interes publik nga i pandehuri O.M., duke mbajtur në konsideratë, për sa është e mundur, punësimin dhe detyrimet familjare të tij si dhe duke mbajtur në konsideratë që kohëzgjatja e punës në interes publik nuk duhet të kalojë tetë orë në ditë.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit A.K. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 pg. 1 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
21.1 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit A.K. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) muaj burgim.
21.2 Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit A.K. për një periudhë kohe prej 8 (tetë) muajsh, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kohës së provës të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit S.G. (B.) për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 pg. 1 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
22.1 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit S.G. (B.) i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) muaj burgim.
22.2 Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit S.G. (B.), për një periudhë kohe prej 8 (tetë) muajsh, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kohës së provës të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit R.M. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 pg. 1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
23.1 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit R.M. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) muaj burgim.
23.2 Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim ndaj të pandehurit R.M. duke zëvendësuar me kryerjen e një punë në interes publik, pa shpërblim, prej 60 orësh.
23.3 Urdhërohet i pandehuri R.M. të kryejë punën në interes publik si më sipër, brenda një afati prej 6/muajsh dhe të mbajë kontakte me zyrën e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.
23.4 Ngarkohet Zyra e Shërbimit të Provës të përcaktojë llojin e punës, vendin dhe kohën kur do të kryer puna në interes publik nga i pandehuri R.M., duke mbajtur në konsiderate, për sa është e mundur, punësimin dhe detyrimet familjare të tij si dhe duke mbajtur në konsideratë që kohëzgjatja e punës në interes publik nuk duhet të kalojë tetë orë në ditë.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit E.D. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 pg. 1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
24.1 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit E.D. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) muaj burgim.
24.2 Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim ndaj të pandehurit E.D. duke zëvendësuar me kryerjen e një punë në interes publik, pa shpërblim, prej 60 orësh.
24.3 Urdhërohet i pandehuri E.D. të kryejë punën në interes publik si më sipër, brenda një afati prej 6/muajsh dhe të mbajë kontakte me zyrën e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.
24.4 Ngarkohet Zyra e Shërbimit të Provës të përcaktojë llojin e punës, vendin dhe kohën kur do të kryer puna në interes publik nga i pandehuri E.D., duke mbajtur në konsiderate, për sa është e mundur, punësimin dhe detyrimet familjare të tij si dhe duke mbajtur në konsideratë që kohëzgjatja e punës në interes publik nuk duhet të kalojë tetë orë në ditë.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit V.Z. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 pg. 1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
25.1 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit V.Z. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) muaj burgim.
25.2 Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit V.Z. për një periudhë kohe prej 8 (tetë) muajsh, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kohës së provës të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.
- Në zbatim të nenit 190, pika 1 të K.Pr.Penale, sendet si (i) Disk BD-R me materialet e përgjimit lidhur me procedimin penal 202 viti 2022, copë 1 (një) dhe (ii) CD me materialet e vëzhgimit lidhur me procedimin penal 202 viti 2022, copë 8 (tetë) të qëndrojnë në dosje.
- Në bazë të nenit 190 pika 1, shkronja ç) të K.Pr.Penale, provat materiale të sekuestruara si më poshtë:
- Aparat celular i llojit Samsung, ngjyrë e zezë, në gjendje të fikur, me IMEI 1 *** dhe IMEI 2 ***, i përdorur nga shtetasi A.N.;
- Aparat celular i llojit “Iphone 13 Pro Max”, ngjyrë e zezë, në gjendje të fikur, me IMEI 1 *** dhe IMEI 2 ***, i përdorur nga shtetasi E.P.;
- Aparat celular i llojit “Iphone 5”, ngjyrë e zezë, në gjendje të fikur, me IMEI 1 ***, i përdorur nga shtetasi A.L.;
- Aparat celular i llojit Samsung, ngjyrë e zezë, në gjendje të fikur, me IMEI 1 *** dhe IMEI 2 ***, i përdorur nga shtetasja B.D.;
- Aparat celular i llojit Iphone 13, ngjyrë e zezë dhe gri në pjesën e pasme, në gjendje të fikur, me IMEI 1 *** dhe IMEI 2 ***, i përdorur nga shtetasi K.Xh.;
- Aparat celular i llojit Iphone 12 Pro Max, ngjyrë gold, në gjendje të fikur, me IMEI 1 *** dhe IMEI 2 ***, i përdorur nga shtetasi R.O.;
- Aparat celular i llojit Iphone, ngjyrë bojëqielli, në gjendje të fikur, me IMEI 1 *** dhe IMEI 2 ***, i përdorur nga shtetasi E.Xh.;
- Aparat celular i llojit Iphone, ngjyrë e zezë, në gjendje të fikur, me IMEI ***, i përdorur nga shtetasi S.L.;
- Aparat celular i llojit Iphone 13 Pro Max, ngjyrë e zezë, me mbrojtës celulari ngjyrë blu, në gjendje të fikur, me IMEI 1 *** dhe IMEI 2 *** i përdorur nga shtetasi S.T.;
- Aparat celular i llojit Samsung, ngjyrë e zezë, në gjendje të fikur, me IMEI 1 *** dhe IMEI 2 ***, i përdorur nga shtetasi O.M.;
- Aparat celular i llojit Iphone 11, ngjyrë e zezë, në gjendje të fikur, i përdorur nga shtetasi R.M.;
- Aparat celular i llojit Iphone 12, ngjyrë e zezë, në gjendje të fikur, i përdorur nga shtetasi E.D.;
- Aparat celular i llojit Samsung, ngjyrë e zezë, në gjendje të fikur, me IMEI 1 ***, i përdorur nga shtetasi L.B.;
- Aparat celular i llojit Samsung J6, ngjyrë e zezë, me IMEI 1 *** dhe IMEI 2 ***, i përdorur nga shtetasi E.B.;
- Aparat celular i llojit Samsung, ngjyrë e zezë, në gjendje të fikur, me IMEI 1 ***, i përdorur nga shtetasi E.S.;
- Aparat celular i llojit Iphone X, ngjyrë gold, në gjendje të fikur, me IMEI 1 *** dhe IMEI 2 ***, i përdorur nga shtetasi I.A.;
- Aparat celular i llojit Iphone 12, ngjyrë e zezë, nr. IMEI 1 ***, IMEI 2 ***, i përdorur nga shtetasi E.K.;
- Leje drejtimi me numër *** e shtetasit E.B.;
- Leje drejtimi me numër *** e shtetasit R.M.;
- Leje drejtimi me numër *** e shtetasit S.S.;
- Pajisje DVR e markës “Hikvision”, model “DS-7208HQH1-K1/1WD2 dhe numër serie SN C12322202, sekuestruar shtetasit Xh.C., t’i kthen personave që ju përkasin.
- Shpenzimet procedurale të bëra gjatë hetimeve paraprake, sipas procesverbalit për evidentimin e shpenzimeve të hetimit, dhe ato gjyqësore, sipas procesverbalit përkatës për evidentimin e shpenzimeve gjyqësore, në referim të neneve 393/1 dhe 285/1 të K.Pr.Penale, i ngarkohen të pandehurve të cilët deklarohen fajtorë, në mënyrë solidare.
- Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zbatimin e këtij vendimi.
- Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, brenda 15 (pesëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.”
Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:
- Lënien në fuqi të vendimit nr. 18, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa ka disponuar për të pandehurin A.N., me këtë ndryshim:
- Deklarimin fajtor të të pandehurit N. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” (për rastin S.T.), parashikuar nga neni 259 paragrafi 2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
- Deklarimin e fajtor të të pandehurit N. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” (për rastin L.B.), parashikuar nga neni 259, paragrafi 1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
- Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuriN. dënohet me një dënim të vetëm prej 4 (katër) vjet burgim
- Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit N. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vjet e 8 (tetë) muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
- Lënien në fuqi të vendimit nr. 18, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa ka disponuar për të pandehurin E.P., me këtë ndryshim:
- Deklarimin fajtor të të pandehurit P., për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” (për rastin S.T.), parashikuar nga neni 244 paragrafi i dytë dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
- Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri P. dënohet me një dënim të vetëm prej 3 (tre) vjet burgim.
- Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit P. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vjet burgim.
- Në aplikim të nenit 35 paragrafi 1 të Kodit Penal heqjen e së drejtës të pandehurit E.P. për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 vjetësh.
- Prishjen e vendimit 18, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe pushimin e çështjes për të pandehurin E.P. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” (për rastin L.B.), parashikuar nga neni 244 paragrafi 1 dhe 25 i K.Penal, për shkak se sipas ligjit nr. 33/2024 ‘Për dhënie amnistie’, procedimi nuk mund të vazhdojë.
- Prishjen e vendimit 18, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe pushimin e çështjes për të pandehurin R.O. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, (për rastin R.O.), parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 1 i Kodit Penal, për shkak se sipas ligjit nr. 33/2024 ‘Për dhënie amnistie’, procedimi nuk mund të vazhdojë.
- Lënien në fuqi të vendimit nr. 18, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për të pandehurin R.O. me këtë ndryshim:
- Deklarimin fajtor të të pandehurit O., për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” (për rastin S.T.), parashikuar nga neni 244 paragrafi i dytë dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
- Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuriO. dënohet me një dënim të vetëm prej 1 (një) vit e gjashtë muaj burgim.
- Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit O. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 1 (vit) burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
- Prishjen e vendimit 18, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe pushimin e çështjes për të pandehurin L.B. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga nenet 244 paragrafi 1 dhe 25 i K.Penal, për shkak se sipas ligjit nr. 33/2024 ‘Për dhënie amnistie’, procedimi nuk mund të vazhdojë.
- Prishjen e vendimit 18, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe pushimin e çështjes për të pandehurin E.S. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 paragrafi 1 dhe 25 të K.Penal, për shkak se sipas ligjit nr. 33/2024 ‘Për dhënie amnistie’, procedimi nuk mund të vazhdojë.
- Ndryshimin e vendimit nr. 18, datë 03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për të pandehurin S.T. si më poshtë:
- Deklarimin fajtor të të pandehurit T. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 244 paragrafi 2 dhe 25 të K. Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
- Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit T. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.
- Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim ndaj të pandehurit T. duke zëvendësuar me kryerjen e një punë në interes publik, pa shpërblim, prej 120 orësh.
- Urdhërohet i pandehuri të kryejë punën në interes publik si më sipër, brenda një afati prej 6/muajsh dhe të mbajë kontakte me zyrën e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.
- Ngarkohet Zyra e Shërbimit të Provës të përcaktojë llojin e punës, vendin dhe kohën kur do të kryhet puna në interes publik nga i pandehuri T., duke mbajtur në konsiderate, për sa është e mundur, punësimin dhe detyrimet familjare të tij si dhe duke mbajtur në konsideratë që kohëzgjatja e punës në interes publik nuk duhet të kalojë tetë orë në ditë.
- Ndryshimin e vendimit nr. 18, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për të pandehurin K.Xh. si më poshtë:
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Xh. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 4 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
- Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Xh. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
- Në aplikim të nenit 35 paragrafi 1 të Kodit Penal heqjen e së drejtës të pandehurit K.Xh. për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 vjetësh.
- Lënien në fuqi të vendimit nr. 18, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për të pandehurin A.L. me këtë ndryshim:
- Në aplikim të nenit 35 paragrafi 1 të Kodit Penal heqjen e së drejtës të pandehurit A.L. për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 vjetësh.
- Prishjen e vendimit 18, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe pushimin e çështjes për të pandehurin Vilson Zelia për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 1 i Kodit Penal, për shkak se sipas ligjit nr. 33/2024 ‘Për dhënie amnistie’, procedimi nuk mund të vazhdojë
- Ndryshimin e vendimit nr. 18, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për të pandehurin E.B. si më poshtë:
- Deklarimin fajtor të të pandehurit B. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i dytë dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
- Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit B. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
- Mospranimin e ankimit të paraqitur nga i pandehuri S.G. (B.) ndaj vendimit nr. 18, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
- Lënien në fuqi të vendimit nr. 18, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në pjesët e tjera të tij.
- Shpenzimet procedurale të gjykimit në apel i ngarkohen të pandehurve apelues solidarisht.