Një shtetas kosovar me iniciale SH.M është arrestuar në Tiranë për mashtrim.
40-vjeçari nën siglën e një agjencie nëpërmjet mashtrimit iu ka marrë shtetasve të ndryshëm shuma të konsiderueshme parash në formën e kaparit për blerje apartamenti.
Ja njoftimi i policisë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Imobiliare”.
Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Ndalohet një shtetas kosovar për konsumim të elementëve të veprave penale “Mashtrim” dhe “Fshehje të ardhurash”.
Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Imobiliare”, ndaloi shtetasin:
– Sh. M., 40 vjeç, lindur në Kosovë dhe banues në Prishtinë.
Ky shtetas nën siglën e një agjencie nëpërmjet mashtrimit iu ka marrë shtetasve të ndryshëm shuma të konsiderueshme parash në formën e kaparit për blerje apartamenti.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.
(E.K/FAXWEB.AL)