21:37 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Merrte para për kryerjen e një rezonance jashtë rradhe, ministria e Shëndetësisë pezullon laborantin tek QSUT

13:53 | 31/05/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Merrte para për kryerjen e një rezonance jashtë rradhe, ministria e Shëndetësisë pezullon laborantin tek QSUT

Ministria e Shëndetësisë ka pezulluar nga puna punonjësin me iniciale F. K. me detyrë laborant pranjë njësisë së Neuroradiologjisë, pas denoncimit të djeshëm në emisionin investigative “Stop”.

Laboranti merrte para për të siguruar kryerjen e rezonancës pa rradhë në spitalin shtetëror. Rasti i këtij pezullimi vjen pas atij të një dite më parë, ku Arben Beqiri pezulloi nga posti drejtoreshën e Qendrës Shëndetësore nr. 1 në Lushnje, e cila merrte pjesë në fushata elektorale.

Njoftimi i ministrisë së Shëndetësisë:

Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë,  njofton se pas transmetimit të një kronike denoncuese të një rasti korruptiv në media, ka pezulluar nga detyra punonjësin F.K me detyrën laborant pranë njësisë së Neuroradiologjisë në Shërbimin e Imazherisë dhe Mjekësisë Nukleare, pranë Polit të Administrimit të Integruar të Spitalit Polivalent, në bazë të proçedurave ligjore të parashikuara në Kodin e Punës dhe rregulloren e miratuar me Vendim nr.7 datë 21.09.2015 “Për miratimin e Rregullores së funksionimit të Q.S.U.T.” i Bordit Drejtues të Spitaleve Universitare.

Drejtoria e Q.S.U.T ka marrë kontakte për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave dhe fakteve të ngjarjes me organet kompetente ligjore, të cilat po punojnë për  zbardhjen e rastit, konform legjislacionit.

Gjithashtu Drejtoria e QSUT  u bën thirrje dhe inkurajon të gjithë qytetarët që marrin shërbime mjekësore në QSUT, që të mos hezitojnë për të bashkëpunuar në raportimin dhe denoncimin e çdo rasti korruptiv, në cilindo nivel të shërbimit spitalor.

 (XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: Arben Beqiridenoncimlaborantëtpezullim
Pas

11 gra të helmuara, reagon Bregu: S’ja kanë borxh makutërve të biznesit a pushtetit

Para

Vuçiç bën betimin si President, nuk harron ta përmend Kosovën si pjesë të Serbisë

Para
Vuçiç bën betimin si President, nuk harron ta përmend Kosovën si pjesë të Serbisë

Vuçiç bën betimin si President, nuk harron ta përmend Kosovën si pjesë të Serbisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin për shkak të situatës në Gaza

Tjetër mesazh i koduar i ambasadës së SHBA: Minimi i zgjedhjeve kërcënon…

FOTO/ Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, shfaqet në konferencë me Trump! Presidenti amerikan i dhuron “çelësin e artë”

Masat ndëshkuese të BE, për dy vite Kosovës i pezullohen mbi 613 milionë euro

EMRI/ Të shtëna në Durrës, plagoset një person

Alarm për bombë tek Hotel Plaza/Rezulton lajm i rremë

Elbasan/ Dy 14-vjeçarë ngacmojnë seksualisht një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale

FOTO/ Dëmtohet tabela përkujtimore në nder të Ilaria Sulës, reagojnë Universiteti dhe babai i shqiptares: Akt vandalizmi! Është fyer kujtimi i saj

100 mijë shqiptarë me kriptomonedha / U zhvillua në Tiranë samiti i kriptos për Ballkanin, ekspertët tregojnë fitimet dhe rreziqet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.