Sociologu dhe opinionisti Ergys Mërtiri ka reaguar në Facebook për mënyrën sesi shqiptarët i perceptojnë festat.
Duke marrë shkas nga ngjarja e rëndësishme e kombit shqiptar, ajo e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës ditën e sotme, Mërtiri ka nxjerrë në pah përjetimin tonë të vakët karshi një ngjarjeje madhore.
Kjo, krahasuar sipas tij, me përjetimin e festive të tjera si psh., Shën Valentini. Sipas Mërtirit, ky është tregues i një kulture konsumi dhe mungese kuptimi për festat.
(E.L/Faxweb.al)