Në emisioni ‘Opinion’ mbrëmjen e sotme është duke u folu për modelet që ndjekim në jetë dhe personazhet nga të cilët inspirohemi.
Ergy Mërtiri ka thumbuar pikërisht Noizy dhe Çiljetën për këngën e tyre duke thënë se ata nxisin modele të gabuara me videoklipet që sjellin, dhe u ndal pikërisht tek bashkëpunimi i tyre. Madje ai për këtë ka akuzuar edhe Ministrin e Brendshme se ka bashkëpunuar për të realizuar videoklipin, një model që sipas tij nuk është i duhuri.
‘Ministria e Brendshme ka ndihmuar në klipe ku në qendër të vëmendjes janë trafikant droge që vrasin policë, Çiljeta me Noizyn kanë një klip ku shpërndajnë drogë, futet Noizy në burg , Çiljeta shpërthen burgun del Noizy dhe jetojnë të lumtur në Hauai. Dhe në fund thoshte falënderoj Ministrin e Brendshme që na ndihmoi për videoklipin’, u shpreh sociologu Ergys Mërtiri./Opinion.al