06:02 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mërtiri reagon ndaj Isait: Merresh me fushatat e rilindjes dhe bën virgjëreshën me kolegët!

22:30 | 19/04/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mërtiri reagon ndaj Isait: Merresh me fushatat e rilindjes dhe bën virgjëreshën me kolegët!

Prishja e Teatrit Kombëtar dhe projekti për ndërtimin e teatrit të ri, ka bërë që opinionisti Ergys Mërtiri ka reaguar në Facebook ndaj aktorit Erion Isai.

Ky i fundit është shprehur i revoltuar që aktorët që kundërshtojnë prishjen, u takuan me deputetë të opozitës, duke pretenduar se i japin ngjyra politike protestës.

Por Mërtiri ka reaguar duke i vënë në dukje aktorit paradoksin në veprimin e tij: Isai akuzon aktorët për politizim të protestës dhe vetë e shet kauzën duke “u ulur në prehërin e pushtetit”. Sipas Mërtirit, aktorë si Isai “nuk kishin për ta parë derën e teatrit pa përkrahjen e politikës”.

“Arsyeja pse unë kam hequr dorë nga protesta e Teatrit Kombëtar është sepse tashmë është kthyer në çështje politike. Dalin dhe flasin për një politikë të përgjithshme , marrin përsipër të flasin edhe për arkitekturë, janë bërë edhe arkitektë. Pastaj shkojnë dhe futen në zyrë të kryetarit të opozitës, gjë që mua nuk më duket normale. Unë nuk di që ndonjë nga 2 sindikatat të ketë kërkuar takim me kryeministrin dhe ai të ketë thënë jo” – u shpreh pak ditë më parë aktori Erion Isai.

Reagimi i plotë i Ergys Mërtirit:

“Pashë një lajm ku aktori Erion Isai qenka nxehur shumë se disa nga aktorët që po rezistojnë për të mbrojtur Teatrin u takuan me opozitën dhe për këtë arsye ai qenka distancuar nga protesta.

Pra, meqë disa nga kolegët e tij, duke parë që protesta po tradhëtohet dhe sabotohet në të katër anët, përpiqen ta mbrojnë duke kërkuar mbështetje kudo, edhe nga politika, Isai vendos të shesë kauzën dhe të strehohet në prehërin e pushtetit të qeverisë dhe oligarkëve! Për hir të një grimce të supozuar politizimi, Isai djeg gjithë jorganin dhe është gati të flejë me mullixhiun në gratacielat që mafia e betonit pret të ndërtojë mbi gërmadhat e teatrit!

Në fakt aktorucë estrade si zotëria në fjalë, nuk kishin për ta parë kurrë derën e teatrit pa përkrahjen e politikës. Ndërsa bëjnë si virgjëresha të depolitizimit për një kauzë kaq të rëndësishme për aktorët, janë pikërisht këta që kanë mbushur toën hall-et e fushatave elektorale të rilindjes duke u bërë gaztorë të oborrit qeveritar. Ndaj është turp që duan të njollosin kolegët e tyre duke i akuzuar se po e përdorin politikisht kauzën e tyre, ndersa aktorët që po rezistojne kanë marrë edhe kërcënime për heqje nga puna të familjarëve të tyre.

Aktorë dhe artistë të vërtetë janë ata që po rezistojnë aty për godinën e teatrit dhe ligjin që qeveria po bën për nënshtrimin e tyre. Ata që nuk janë në këtë rezistencë janë turpi i komunitetit të artistëve dhe shkaktarët përse ky pushtet mund të përdhunojë kulturën dhe artin si të dojë. Duke tradhëtuar këtë kauzë ata vetëm prostituojnë me profesionin e tyre duke shkelur mbi publikun që i duartroket.”

(E.L./Faxweb)

Pas

Video/ Tahiri përplaset ashpër me Mark Markun, analisti: Mbushe vendin me kanabis

Para

Presidenti i Ugandës ndalon seksin oral: Goja është për të ngrënë…

Para
Presidenti i Ugandës ndalon seksin oral: Goja është për të ngrënë…

Presidenti i Ugandës ndalon seksin oral: Goja është për të ngrënë...

Discussion about this post

 



Të Fundit

FOTO/ U plagos në Malin e Zi, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

PSG, Presidenti Al-Khelaifi ul presionin: Finalja e Champions League nuk ishte objektivi ynë

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet personi që ndodhej në bord

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.