15:58 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mërtiri: Seksizmi me banal sot gjendet në media

13:00 | 24/01/2017
në Aktualitet, Te Gjitha
0
Mërtiri: Seksizmi me banal sot gjendet në media

Ergys Mërtiri bën një analizë të shkurtër rreth seksizmit në Shqipëri, por të goditur për temën që sot është më aktuale se kurrë.

Mjafton konfirmimi se ”Seksizmi më banal sot gjendet në media”, për ta lexuar deri në fund atë që thotë analisti, duke i shtuar kësaj shqetësimin se shoqatat e grave në Shqipëri shqetësohen për diskriminimin e grave në familje dhe jo në media.

I PLOTË KËNDVËSHTRIMI:

Seksizmi më banal sot gjendet në media. Mjafton një vështrim në faqet e para të gazetave e portaleve për të konstatuar se njerëzit ndahen në burra dhe femra. Gratë thuajse nuk ekzistojnë në media. Veç kësaj, ato vdesin shumë herët nga vëmendja mediatike.

Fotot e burrave paraqesin personazhe përgjithësisht jo të pashëm, shpesh qerosë e me bark, të cilët shfaqen me shkrime e analiza, apo janë objekt i vëmendjes për shkak të veprimtarisë së tyre politike a kulturore. Fotot e grave, mbushin masivisht imazhet e rubrikave rozë, duke ekspozuar municionet fizike me qëllim tërheqjen e syrit perversiv mashkullor.

Burrat paraqiten përgjithësisht të veshur me kostum ndërsa femrat me bikini. Fotot e grave përdoren kryesisht jo si ilustrim i diçkaje, por si objekt në vetvete. Qëllimi i tyre përfundon tek vetë shfaqja, duke pasur të vetmin funksion përdorimin si dekor.

Burrat shfaqen për atë çfarë bëjnë, ndërsa gratë shfaqen për atë çfarë janë, më saktë, për dukjen e tyre. Gratë nuk kanë vlera të tjera përveç pamjes, në formën e saj më vulgare. Ato janë thjesht në shërbim të burrave, në funksionin më ordiner të nevojave mashkullore.

Ky është revolucioni feminist që solli media. I çliroi gratë nga familja dhe i robëroi ndaj industrisë së imazhit porno-gazetarik. Megjithatë shoqatat e grave në Shqipëri shqetësohen për diskriminimin e grave në familje dhe jo në media, interesohen për kuota të barabarta në politikë dhe jo për dinjitet të barabartë në mjetet e komunikimit publik!(V.G/SHUPLAKA)

Etiketa: mediaseksizmishoqatat e grave
Pas

Veliaj në vëmendje dhe kinematë: I japim formë një prej qendrave të Tiranës policentrike

Para

Ankimimi i Unionit të Gjyqtarëve për statusin, Kushtetuesja vendos në 9 shkurt

Para
Ligji i Vettingut, gjyqtarët ndahen para vendimit

Ankimimi i Unionit të Gjyqtarëve për statusin, Kushtetuesja vendos në 9 shkurt

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump kërcënon përsëri/ Tarifa doganore prej 35% për BE-në nëse nuk investojnë në SHBA siç kanë premtuar! Deri në 250% për produktet farmaceutike

BIRN: Kodi i ri Penal zbut dënimet e korrupsionit për zyrtarët e lartë

Rama promovon atraksionet kulturore të Dropullit: Udhëtime që të rrëmbejnë (FOTOT)

BE kundër planit të Netanjahut për pushtimit e Gazës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda priti në një takim zyrtar, Ministër-Këshilltar i Ambasadës Kineze në Shqipëri, z. Huang Xuehu

Putin dyshon në fuqinë e ultimatumit të Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Lobimi për t’i hequr non gratën, Berisha refuzon komentin: Nuk jam zëdhënës i “Continental Strategy”

Arriti marrëveshjen me Trump, Bashkimi Evropian pezullon tarifat hakmarrëse ndaj SHBA

“Putin do të ndalojë vrasjet nëse ulim çmimin e naftës”, Trump: India po furnizon makinën e luftës, s’do të jem i lumtur nëse…

Arrestohet në Serbi një shtetas i Kosovës, Ministria e Jashtme bën thirrje: Shmangni udhëtimet në territorin serb

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.