18:50 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Merz: Në Iran është një regjim terrori, duhet të mbarojë

08:45 | 18/06/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Merz: Në Iran është një regjim terrori, duhet të mbarojë

“Do të ishte mirë, nëse do t’i vinte fundi këtij regjimi të Mullahëve”.

Kështu ka deklaruar Kancelari gjerman Merz thekson në intervistë për kanalin e medias publike gjermane ARD të drejtën e Izraelit për t’u vetëmbrojtur.

Pjesë nga intervista:

I pyetur nga ARD: Të premten e kaluar një shtet sovran – Izraeli – filloi të bombardojë një tjetër shtet sovran, Iranin. A është kjo një luftë sulmuese?

 

Friedrich Merz: Ne gjatë gjithë fundjavës jemi konsultuar intensivisht për këtë temë, edhe në samitin e G7 në Kanada kjo ishte një nga temat më të rëndësishme. E pikërisht një ditë më parë miratuam një deklaratë të përbashkët. Në të theksohet edhe njëherë e drejta e Izraelit për vetëmbrojtje dhe përshkruhet karakteri i regjimit të Teheranit, si një regjim, që është në masë të gjerë përgjegjës për terrorin në botë. Nga pikëpamja jonë është e papranueshme që Irani është duke konstruktuar armë atomike. Në këtë kontekst Izraeli po vë në veprim të drejtën e vet për vetëmbrojtje duke e marrë vet këtë përgjegjësi.

 

ARD: Izraeli argumenton me një goditje preventive. Një kusht i rëndësisihëm për këtë është, që një sulm i pritshëm së shpejti. A keni telefonuar natën e sulmit me Benjamin Netanjahun. Ka ndarë ai argumenta, se një sulm nga Irani pritet së shpejti?

Friedrich Merz: Këto argumenta janë dhënë qysh një ditë përpara. Nga Autoriteti Ndërkombëtar për Energjinë Bërthamore pati një deklaratë, që Irani sërish nuk e respektoi, për të garantuar aksesin në të gjitha impiantet e pasurimit të uraniumit, të cilat janë të shpërndara në mbarë vendin. Irani menjëherë pas kësaj deklaroi, se do ta vazhdojë edhe më intensivisht procesin e pasurimit të uraniumit.

ARD: Por a është kjo një arësye për luftë. Për në fundjavë ishin planifikuar bisedime me SHBA-në?

Friedrich Merz: Ky është një vendim i qeverisë izraelite, vendim që ajo e ka marrë brenda kompetencave të veta dhe me përgjëgjësinë e vet. Por me sa duket Izraeli kërcënimin e ka marrë aq seriozisht, sa kjo e ka shtyrë të vendosë për këtë përgjigje ushtarake. Ky vend ka të drejtën të vetëmbrohet. Nëse qeveria izraelite e konsideroi se kishte ardhur momenti, atëherë nuk kam përse ta kundërshtoj këtë.

ARD: Sepse ka shumë vende, që ndihen të kërcënuar nga një vend tjetër: A ju preokupon fakti, që e drejta ndërkombëtare po shkelet përmes së drejtës së më të fortit?

Friedrich Merz: Kjo është një stiuatë e veçantë, që po e shohim prej vitesh në Lindjen e Mesme. Izraeli është i rrethuar nga vende, shumica e të cilëve e vlerësojnë si doktrinë shtetërore asgjësimin e shtetit të Izraelit. Vendi që prej dekadash e ka nxjerrë më së shumti në pah këtë, është Irani dhe regjimi i mullahëve. Izraeli ka qenë i kërcënuar dhe nga programi për armët bërthamore është ndierë dyfish i kërcënuar. Ne bashkarisht një ditë më parë përcaktuam, se Irani nuk duhet të posedojë armë atomike dhe këtë e kemi vendosur në një kontekst me të drejtën për vetëmbrojtje të shtetit të Izraelit.

ARD: Në ç`mënyrë mund t’i jepet fund programit për armët bërthamore: ushtarakisht apo përmes bisedimeve?

Friedrich Merz: Gjendja katër ditët e fundit ka ndryshuar dukshëm. Tani është dhënë një përgjigje ushtarake, pasi përpjekjet diplomatike prej dekadash kanë dështuar. SHBA para disa vitesh u tërhoqën nga bisedimet, ndërsa europianët vazhduan, me shpresën që ndoshta do të ketë lëvizje për më mirë. Kjo shpresë herën e fundit u zhgënjye rëndë.

ARD: Kryeministri izraelit Netanjahu tha: Kjo krizë mund të marrë fund, duke vrarë Ajatollah Ali Chamenei. A bashkoheni me këtë vlerësim?

Frieedrich Merz: Ky është një vlerësim i kryeministrit izraelit, ashtu sikurse e ka deklaruar. Ndoshta ka pasur një shkas, që e ka bërë publike këtë. Sidoqoftë do të ishte mirë, nëse ky regjim në Iran të mos ketë më influencë në të ardhmen në vend, pasi atje ka një numër të madh njerëzish, që prej kohësh duan të çlirohen nga zgjedha e këtij regjimi. Ne kemi të bëjmë me një regjim terrori – nga brenda dhe jashtë vendit. Do të ishte mire, që këtij regjimi t’i vijë fundi.

Pas

Rriten tensionet/ Udhëheqësi Suprem i Iranit paralajmëron Izraelin: Beteja fillon

Para

Analiza e BBC: Rusia i frikësohet një humbjeje tjetër në Lindjen e Mesme nga konflikti i Iranit me Izraelin

Para
Analiza e BBC: Rusia i frikësohet një humbjeje tjetër në Lindjen e Mesme nga konflikti i Iranit me Izraelin

Analiza e BBC: Rusia i frikësohet një humbjeje tjetër në Lindjen e Mesme nga konflikti i Iranit me Izraelin

 



Të Fundit

Në përfundim spitali modern i Kardiokirurgjisë, Rama: Kapacitet operativ mbi 1 mijë raste në vit

Kryetari i bashkisë shkodër njofton zhvendosjen e koncertit të Bujar Qamilit nga stadiumi “Loro Boriçi” në sheshin para bashkisë, për të ruajtur fushën dhe harmoninë e qytetit

Strehimi me kredi të buta, 1,100 qytetarë në listën e përfituesve

Retorikë e Ashpër mes Trump dhe Khamenei: SHBA dhe Irani në Përplasje të Forta për Konfliktin në Lindjen e Mesme

Gazment Bardhi në Strasburg: Zgjedhjet e 11 Majit Regres për Shqipërinë, Denoncon Përdorim të Burimeve Shtetërore dhe Shkelje të Standardeve Zgjedhore

Bisedë Putin–Emiratet e Bashkuara, zbardhen detajet mbi çështjen iraniane

Taulant Balla: Qeveria dhe Opozita kanë arritur hapa të rëndësishëm për reformën zgjedhore, reforma nis menjëherë në shtator

SHBA dërgon aeroplanmbajtësen e tretë pranë brigjeve të Izraelit

Rrëzimi i avionit në Indi/ I mbijetuari i vetëm i jep lamtumirën vëllait

Trump: Lufta s’ka mbaruar, dorëzimi pa kushte i Iranit do të thotë fund i kërcënimeve bërthamore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.