I ftuar në “Top Story”, kryeministri Edi Rama e ka pranuar se ka pasur mërzitje dhe hatërmbetje pas publikimit prej tij të emrave të kabinetit të ri.
Ndërsa shton se kjo do të jëtë momentale
“S’mund të ekzistojë një skuader, seleksion njerëzish që të gëzojë të gjithë rrethin e njerëzve, s’eksizton një kabinet dhe kryeministër të bëjë të gjithë ata që mund të jenë pjesë e kabinetit të gëzohen. Sigurisht që dikush mërzitet, kjo është momentale, ajo që ka rëndësi është që ta kalojmë këtë proces me një mirëkuptim shumë të madh. Sot fola me Ballën që më coi sms për të konfirmuar një fakt, e me pyeti “kryetar a keni pasur ndonjë ankesë për ndarjen e deputetëve në komsione dhe drejtimin në komisione”. Jo i thashe. Me tha “a ju kujtohet çfare kemi hequr në 2013? Shumë deputetë të pakënaqur, pse unë te ai komision pse une te ai tjetri? Mendoj që te të gjithe ka dominuar sensi i përgjegjësisë përballë një fakti shumë të thjeshtë kemi mundësinë të bëjmë gjërat që kemi por s’kemi mundësinë të ankohemi”, tha Rama.
(S.SH/Shuplaka)
Discussion about this post