00:52 | 20/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mes emocioneve, flasin deputetët që Rama i la jashtë listave: Do pyes familjen nëse do garoj për kryetar Bashkie… arsye personale! (Video)

13:57 | 16/03/2021
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mes emocioneve, flasin deputetët që Rama i la jashtë listave: Do pyes familjen nëse do garoj për kryetar Bashkie… arsye personale! (Video)

Dikush me emocione dhe dikush tjetër me shprehjen standarde ”për arsye personale”, deputetët që kanë mbetur jashtë listave të Edi Ramës, kanë komentuar vendimin për gazetarët që ishin të vendosur paraditen e sotme në oborrin e Kuvendit. Halit Valteri që deklaronte dikur se vendi qeverisej nga banda, i tërheq mbrapsht fjalët dhe thotë se ai do të jetë në Kuvend me siguri në muajin shtator.

Halit Valteri: Nuk u rilinda unë, u rilind e gjithë Shqipëria, përballë kemi disa kufoma politike. Unë nuk jam as socialist dhe as rilindas, dua të thyej herësin, dhe të jem në Kuvend, në Shtator do të vij këtu me forcat e mija.

Ndërkohë Eglantina Gjermeni thotë e bindur se ajo kishte një vit që i kërkonte Ramës fundin e angazhimit politik për arsyet e saj tërësisht personale.

Eglantina Gjermeni: U largova vetë, kam gati 1 vit që ia kam thënë kryeministrit, arsye personale

Më i emocionuari duket të jetë Musa Ulqini, një prej themeluesve të Partisë Socialiste, i cili thotë se politika më e mirë është ajo që udhëhiqet nga parimi i ndershmërisë, e në këtë pikë pakkush ka thënë fjalë të këqija për deputetin që do ti mungojnë Kuvendit në mandatin e ardhshëm.

Musa Ulqini: Unë jam shumë i emocionuar të them sot që kam qenë shumë i nderuar që u kam shërbyer qytetarëve shqiptarë dhe socialistëve për 25 vite rresht. Dhe kjo padiskutim është një nder që më është bërë mua dhe jam përpjekur që ta justifikoj duke ofruar një model në politikën shqiptare dhe gjithmonë jam udhëhequr nga parimi që ndershmëria është politika më e mirë.

Fate Velaj nuk e fsheh ambicien që një ditë të jetë kryetar i Bashkisë së Vlorës, por fillimisht këtë vendim duhet ta konsultojë me familjen e tij, e cila prej vitesh jeton në Vjenë. Sa i takon përplasjeve në Vlorë ai dhe Edmon Leka, një tjetër i larguar thonë se situata është normale dhe e qetë.

Fate Velaj: PS ka autorizuar Edi Ramën që të bëjë një pjesë të gjatë të rrugës, dhe i duhen njerëz për etapa të caktuara, për këtë pjesë rruge unë isha i duhuri, në pjesën tjetër do marrë dikë tjetër. Nuk mund të mbajë të njëjtët njerëz deri në Kinë. Unë deri javës tjetër jam në Kuvend, do të pyes familjen për një vendim tjetër (kur pyetet për postin e kryebashkiakut), e cila jeton në Vjenë. Nuk e kam ndjekur dhe aq shumë përplasjen mes Lelit në Vlorë, deri në 6 Shtator jam deputet, jam i fokusuar te fushata ime.

Edmond Leka: Ishte një vendim imi personal, se kam shumë vite në politikë do i përkushtohet familjes. Unë nuk e di nga e nxirrni ju që zoti Leli është jashtë fushate, ne jemi çdo ditë në takime.

Sadi Vorpsi: Ka qenë një zgjedhje personale e imja, ishte zgjedhje imja! Ja u thashë dhe njëherë, ishte thjesht një zgjedhje personale e imja, unë ekam sqaruar shumë mirë dhe në statusin që bëra, do të vazhdoj të jem pjesë e mazhorancës. 

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: Fate VelajMusa Ulqini
Pas

Ngacmoi seksualisht 13-vjeçarin në mes të lokalit në Kuçovë, si u njoh 31-vjeçari me të miturin përmes lojës së famshme në internet (EMRI)

Para

Zjarr te 21 Dhjetori, pronari i vendos flakën shtëpisë së tij për herë të 5-të (VIDEO)

Para
Zjarr te 21 Dhjetori, pronari i vendos flakën shtëpisë së tij për herë të 5-të (VIDEO)

Zjarr te 21 Dhjetori, pronari i vendos flakën shtëpisë së tij për herë të 5-të (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksioni në Tiranë: 20 mijë m² hapësira publike të rikthyera qytetarëve

Tragjedi në Vietnam: Përmbyset anije turistike, 34 të vdekur

Ksamil, dhunohet në sy të pushuesve një 46-vjeçar

Australia mbështetje Ukrainës, i dërgon 49 tanke M1A1 Abrams

Shembja e ndërtesës në Afrikë u mori jetën 34 personave, hetimet zbulojnë se tragjedia mund të shmangej: Vrimat në godinë mbuloheshin me rërë

Zjarri në Belishovë: Situata nën kontroll, por mbikëqyrja vijon gjatë natës

Plagosi 30 njerëz që prisnin jashtë një klubi nate në Los Angeles! Policia: Shoferi u neutralizua nga kalimtarët, njëri e qëlloi me armë

Bilanci i Zjarreve në Shqipëri: 11 vatra ende aktive, punohet në terrene të vështira

I dëbuar dy herë nga Anglia/ 28-vjeçari shqiptar sfidon autoritetet britanike, publikon video rrugëve të Londrës me Mercedezin 80 mijë paund

Kancelari Merz: Dyshoj se Ukraina do të anëtarësohet në BE në 10 vitet e ardhshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.