17:21 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Mes gazit lotësjellës dhe koktaileve molotov, është koha të zgjidhet konflikti”, Fuga tregon zgjidhjen për politikën

15:14 | 12/05/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dëmet ndaj UT, Fuga: Kanë grabitur, plackitur dhe bërë fërtele si leckë të rrëzuar përdhé kështjellën universitare

Akademiku i njohur Artan Fuga ka komentuar situatën politike në vend duke argumentuar se është koha për t’a zgjidhur konfliktin me zgjedhje të lira, të ndershme, të drejtpërdrejta, të barabarta!

Duke sjell shembuj të shumtë të vendeve europiane të cilat sipas tij i kanë shmangur konfliktet duke shkuar në zgjedhje dhe referendume, Fuga argumenton se një formë e tillë ka shumë më pak kosto se dhuna nëpër rrugë.

“Zgjedhjet e lira, të ndershme, të barabarta, të drejtpërdrejta, ku populli të japi verdiktin e tij për deputetët, jo për listat e kryetarëve, duke e ndarë shapin nga sheqeri!

Zgjedhje të lira ku grupet dhe partitë politike, kandidaturat e pavarura, të kandidojnë duke u nisur nga pozita të barabarta, nën një ekzekutiv asnjanës dhe administratë që të mos fusi turinjtë në kutitë e votimit!”, shkruan Fuga

Ai shton se të gjithë thonë se kanë mbështetjen e popullit por sipas tij logjika minimaliste e teknicienit, intelektualit, kërkuesit shkencor thërret: Provojeni në zgjedhje!

Reagimi i plotë:

Robinson Kruzo!

Midis gazit lotësjellës dhe koktaileve molotov, është koha për t’a zgjidhur konfliktin me zgjedhje të lira, të ndershme, të drejtpërdrejta, të barabarta!

Tirana, kryeqyteti i atdheut, ka përfunduar një qytet i mbytur nga gazi lotësjellës, bombat me koktail molotov, shkopinjë dhe të gjitha ato që popujt e qytetëruar synojnë t’i vendosin në muze.

Po, ka një zgjidhje. Meqë partitë politike nuk e gjetën. Cojani çështjen sovranit, pra qytetarëve, të cilëve të gjitha palët shprehen se i shërbejnë!

E ndan sovrani pa merak fare!

Zgjedhjet e lira, të ndershme, të barabarta, të drejtpërdrejta, ku populli të japi verdiktin e tij për deputetët, jo për listat e kryetarëve, duke e ndarë shapin nga sheqeri!

Zgjedhje të lira ku grupet dhe partitë politike, kandidaturat e pavarura, të kandidojnë duke u nisur nga pozita të barabarta, nën një ekzekutiv asnjanës dhe administratë që të mos fusi turinjtë në kutitë e votimit!.

Ka mundësira pa fund për t’a realizuar këtë!

Ne nuk jemi të hurit dhe të zjarrit!

Mos na vini në zgjedhjen midis koktailit molotov dhe gazit lotësjellës! Sepse gazi lotësjellës prodhon koktailin molotov kurse koktaili molotov prodhon gazin lotësjellës!

Intelektualët, teknicienët, menaxherët, studentët, kërkuesit shkencor, të gjithë qytetarët, kam sigurinë e brendshme dhe provat, janë për paqen, jo për dhunën, as për kanabisin, as për korrupsionin, as për grabitjen e votës, as për institucione që sillen sikur të ishin kështjella kafkajane.

Sindromi i Robinson Kruzos po vërtitet nëpër Atdhe! Simboli i vetmisë! Vetëm përpara popujve të qytetëruar. Qytetari vetëm përballë pushteteve! Politika vetëm përballë qytetarëve! Pushteti vetëm përballë shoqërisë!

Eshtë më i dëmshmi!

Cfarë i gjeti grekët që bënin zgjedhje cdo gjashtë muaj kur vendi ishte në krizë, dhe e gjetën daljen?

Cfarë i gjeti Italianët që pas Luftës të Dytë botërore hynin në zgjedhje sa herë hija e krizës dukej në horizont?

Cfarë i gjen zvicerianët që hyjnë në referendume sa herë ka drama që duhen zgjidhur?

Asgjë!

Zgjedhjet e lira kanë shumë herë më pak kosto sesa dhuna nëpër rrugë!

Të gjithë thonë se kanë mbështetjen e popullit. Atëhere logjika minimaliste e teknicienit, intelektualit, kërkuesit shkencor thërret :

Provojeni në zgjedhje!

Ja kaq e thjeshtë është!

 

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: artan fuga
Pas

“Jepi gaz Llesh!”, Dylgjeri i drejtohet Lleshajt për përdorimin e gazin lotsjellës: Kujdes, do të shëtisësh një ditë në Tiranë

Para

Çlirim Gjata për takimin Rama-Marku: Kështu bëri edhe me Ina Ramën, shkoi për ti qëndruar gatitu

Para
Çlirim Gjata për takimin Rama-Marku: Kështu bëri edhe me Ina Ramën, shkoi për ti qëndruar gatitu

Çlirim Gjata për takimin Rama-Marku: Kështu bëri edhe me Ina Ramën, shkoi për ti qëndruar gatitu

Discussion about this post

 



Të Fundit

Eventi i UFC-së në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, Trump bën njoftimin

Rekord në ankand, shitet për miliona dollarë kopja e Amendamentit të 13-të

Aksion kontrolli në Shëngjin për abuzimet me hapësirat publike dhe çmimet e parkingjeve, masa administrative dhe gjoba

Sulme të fuqishme në Ukrainë, dronët rusë godasin Kharkivin dhe Zaporizhian, dhjetëra të plagosur

Tym në pjesën e pasme të kabinës, aeroplani zviceran bën ulje emergjente në Gjermani

Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë fiton pafajësinë, Shkëlzen Selimi akuzohej për fshehje të pasurisë

Video/Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, përmbyset automjeti, bllokohet qarkullimi i makinave

Arrestohet 48-vjeçari në Tiranë për dhunë në familje dhe kanosje me thikë

Vjosa Osmani takim me ambasadorin francez në Kosovë, fokus zhvillimet politike në vend

Nuk ka surpriza në Kosovë! 43 dështime, nuk realizohet konstituimi i institucioneve as në seancën e radhës parlamentare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.