Është përcjellë sot për në banesën e fundit Admir Bokrina, i riu shkodran që humbi jetën pas shembjes së urës në Xhenova të Italisë.
Trupi i tij ka mbërritur mëngjesin e sotëm nga Italia, ndërsa familjarët i kanë dhënë lamtumirën e fubndit të riut.
I lindur në 9 nëntor në vitin 1986 në Oblikë të Shkodrës, Admiri punontë në Xhenova si hidraulik.
Ditën para aksidentit, Admiri festoi 3 vjetorin e martesës. Familjarët e Admirit kërkuan nga konsullata shqiptare në Milano që të mund të sillnin trupin në Shqiperi për ta varrosur pranë familjes.
Përveç Admirit në tragjedinë e Xhenovës humbi jetën dhe një tjetër shtetas shqiptar Marjus Djerra nga Shijaku. Të dy emigrantë të rregullt në Xhenova. Për të dy të rinjtë u mbajtën homazhe me flamurin shqiptar dhe në Itali.
(E.K/FAXWEB.AL)
https://www.youtube.com/watch?v=Q_sGkXq1Xm0&feature=youtu.be
https://www.youtube.com/watch?v=bg9enLM3SIg&feature=youtu.be