Tensione, debate dhe përleshje ka patur sot gjatë seancës plenare në kuvend. Me sherr është miratuar me 69 vota si Kryeprokurore e Përkohshme Arta Marku.
Por mes sherrit dhe tensioneve, protestave të njerëzve jashtë parlamentit nuk ka munguar edhe një foto mes moderatores Albana Osmanit dhe Edi Ramës.
Theksojmë që prej kohësh, Albana Osmani ka ndërmarrë një fushatë sensibilizuese për fëmijët e sëmurë me leucemi, ndërsa ra menjëherë në sy që një pjesë e deputetëve e kishin mbështetur këtë fushatë sensibilizimi. Disa prej deputetëve u shfaqën të veshur me bluzat me një luledielli. Osmani ka përfituar nga rasti, pavarësisht situatës së tensionuar dhe ka shkrepur një foto në seancë me Ramën dhe kabinetin qeveritar. Të buzëqeshur shfaqen Osmani bashkë me Ramën në këtë foto.
“Sot në seancen e fundit, deputetët e Parlamentit Shqiptar te veshur me Humanizem ne mbeshtetjen e Femijeve . Edhe pse duket e trazuar situata politike sot , me proteste jashte Parlamentit, perseri te gjithe i moren bluzat , dikush I veshi dhe na lumturoi shume , dikush e mbajti ne dore dhe vazhdoi programin me ceshtjet e ngritura ne diskutim..! Faleminderit perzemersisht Kryeministrit te Shqiperise Z.Edi Rama , gjithe Kabinetit te tij , gjithe gupeve parlamentare , qe dhane sot mesazhin me te bukur te vitit ! Faleminderit Z.Basha , Faleminderit Znj Monika Kryemadhi qe pavaresisht temes se dites në duart tuaja jane bluzat me ? dedikuar Femijeve Shqiptare . #Albania #Kosova #youareasunfloëer Fondi i mbledhur nga bluzat e Fushates tone te dyte , shkon ne mbeshtetjen me shume dashuri per ty Kosove dhe per bijte e tu . Nderkohe ne si Luledielli kemi 3 Projekte aktualisht dedikuar Spitalit Rajonal te Elbasanit,te Kukesit, dhe 5-sa/ Shendeti mendor /Pediatria. Seanca vazhdon me nderprerje por vitin e mbyllem me Lulediellin tone në Parlament”, shkruan moderatorja. (J.V/Faxweb)
Discussion about this post