Ajo është si gjithë fëmijët e tjerë, me ëndërra, dëshira. Fati në këtë jetë jo të gjithëve na buzëqesh, madje shumë prej nesh kalojnë lloj lloj vështirësish në jetë. Jeta tregohet e ashpër sa ka raste që na merr edhe njërëzit më të dashur. Madje ndodh që fëmijët i humbin prindërit edhe në atë periudhë të jetës, kur kanë më shumë nevojë për zërin, dashurinë e tyre e mbi tyë gjitha për mbështetjen e tyre.
Kështu është historia e kësaj jetimeje e cila po rritet nga gjyshërit e saj, pasi të dy prindërit i kanë ndërruar jetë. Vajza jetime është nga fshati Libofshë i Fierit. Organizata jofitim prurësë “Dhuro Dashuri”, e kanë ndihmuar atë dhe gjyshërit e saj me disa ndihma ushqimore.
Ashtu siç vihet re edhe në këto foto ajo bashkë me gjyshin e saj jetojnë mes skamjes dhe kushteve jo të mira në banesë, ku nuk ka asnjë sobë zjarri për t’u ngrohur po një oxhak të vjetër. Madje as dru po disa fije të holla pemësh që mezi marin zjarr për t’u ndezur nga lagështia e tyre. (J.V/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1259″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]