Ndër 731 të dënuarit që përfituan sot nga amnistia, renditen edhe emra të njohur të botës së krimit. Mes 131 të dënuarve që përmbushën kushtet për të fituar lirinë, janë edhe 5 të dënuar për vrasje.
Pesë të dënuait në burgun e Peqinit që përfituan nga amnistia janë: Mariglen Hoxhallari, Gentian Gërdhuqi, Gersi Sallufi, Vladimir Shukle dhe Bledar Saphiu.
Mariglen Hoxhallari – vrau më 15 maj 2008 kushëririn e parë, Genci Mejdani , baba 7 fëmijëve. Së bashku me vëllezërit e tij, Hoxhallari i zuri pritë në rrugë dhe e masakroi me thikë.
Gentian Gërdhuqi – i akuzuar për vrasje në 2007, në shenjë hakmarrje ndaj fisit Kerri që në vitin 1999-të i kishin vrarë 3 pjesëtarë të fisit Gërdhuqi (miq të Zani Caushit).
Gersi Sallufi – akuzohet për vrasjen e Durim Sinanit, baba i 3 fëmijëve. Ngjarja ndodhu në rrugën nacionale Peqin-Elbasan pas një sherri për parakalimin. (XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post