Mes shumë tensionesh ka nisur seanca gjyqësore për masën e sigurisë për të arrestuarit e protestës në Kukës.
Seanca do të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe me prezencën e deputetëve dhe jo të të afërmve të të arrestuarve apo mediave.
Ndërkohë që më herët gjyqtarja e çështjes Alma Ahmeti ka deklaruar se pa u vendosur qetësia nuk nis seanca.
Ne sallën e gjyqit prej 10 min ka pasur një debat mes avokatëve mbrojtës dhe gjyqtares. Avokatët mbrojtës kërkojnë që seanca të zhvillohet me dyer të hapura. Ato kërkojnë që të futen edhe deputetët dhe familjarët.
(M.Q/Faxweb)