Kuvedi i Maqedonisë ka miratuar me 64 vota pro ligji për gjuhën shqipe.
Seanca ka kaluar përmes tensioneve të shumta ku Nikolla Gruevski u përplas me kryetarin e Kuvednit Talat Xhaferin pasi tentoi të ndërpriste seancën.
Deputetët e VRMO-DPMNE-së nuk kanë marrë pjesë në votim. Xhaferi u bëri thirrje deputetëve të votojnë menjëherë pas incidentit me deputetët nga VMRO-DPMNE dhe deklaroi se ligji u miratua me 64 vota.
Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi e shpalli të vlefshëm votimin e Ligjit për Gjuhët pas një pushimi prej 15 minutash pas incidentit me deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe Nikolla Gruevskin.
Për Ligjin votuan edhe deputetët nga bashkësitë joshumicë. Ky ligj u votua me 64 vota pro dhe asnjë kundër, ndërkohë që nuk janë shqyrtuar amendamentet e VMRO-DPMNE-së. Ky vendim zyrtarizon përdorimin e gjuhës shqipe në nivelin lokal dhe atë qendror.
(B.H/Faxweb)