Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjes tragjike të Genovas, ku shembja e urës ”Morandi” shënoi edhe një bilanc tragjik viktimash. Berisha shpreh ngushëllimet për familjen e viktimave, duke theksuar se mes viktimave ka edhe shqiptarë.
“Të dashur miq, nga këputja e papritur e një ure në Genova kanë humbur jetën dhjetra kalimtarë, ndër ta fatkeqesisht edhe shqiptarë, dhe janë plagosur mbi 100 të tjerë”, shkruan Berisha.
Postimi i plotë Berishës.
Nje ngjarje tragjike!
Te dashur miq, nga keputja e papritur e nje ure ne Genova kane humbur jeten dhjetra kalimtare, nder ta fatkeqesisht edhe shqiptare, dhe jane plagosur mbi 100 te tjere.
Me kete rast, duke uruar sherim te shpejte te plagosurve, le t’ju shprehim ngushellimet me te ndjera familjeve te viktimave dhe autoriteteve italiane per kete humbje te madhe! sb
(J.D/Faxweb.al)
Discussion about this post