Ish-kryeministri Sali Berisha, ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me seancën parlamentare, gjatë të cilës Ramai i përmendi atij një mesazh, i cili më pas u asoua me një refuzim të mundshëm të vizës nga SHBA-të për liderin historik të PD.
I ftuar në emisionin “Byro politike” në televizionin ABC News, tha se kjo deklaratë është një invencion i një shpifaraku që nuk ka asnjë moral.
Më tej ai tha as nuk ka aplikuar e as nuk ka ndërment të aplikojë për vizë amerikane, pasi sipas tij nuk është më person zyrtar.
Berisha poashtu zbuloi edhe një bisedë me ish-ambasadorin e SHBA-ve Donald Lu, i cili e kishte ftuar për të vizituar SHBA-të.
“Në mënyrë absolute nuk kam marrë një mesazh të tillë nga SHBA. Nuk kam aplikuar asnjëherë dhe nuk kam ndërmend të aplikoj për vizë amerikane.
Këtë ja kam përcjellë ambasadorit Lu, i cili më tha se duhet të bësh një vizitë në SHBA.
Unë nuk jam më person zyrtar.
Ishte invencion i një shpifaraku që nuk ka asnjë moral.”, – tha Berisha.
(B.B/ Faxweb.al)