01:40 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mesazh për datën 7 tetor/ Berisha: Nesër nis mosbindje civile e cila ka 3 vite që paralajmërohet, vjen si përgjigja e vetme e opozitës

15:07 | 06/10/2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mbyllen zyrtarisht hetimet/ Berisha të mërkurën në SPAK

Kryetari i Partise Demokratike Sali Berisha ne nje deklarate per mediat iu ka bere thirrje shqiptareve ti bashkohen protestes se opozites diten e neserme.

Ne mesazhin e tij Berisha eshte shprehur se, nesër nis mosbindje civile e cila ka 3 vite që paralajmërohet, vjen si përgjigja e vetme e opozitës

“Rreth dhe 24 orë na ndajnë, nga dita e madhe e 7 tetorit.
Në këto orë të fundit, dëshiroj të ju adresoj këtë mesazh.
Nesër në Shqipëri, fillon mosbindja civile, pa kthim, deri në vendosjen e qeverisë teknike.
Në prag të këtij eventi historik, unë dua të jap disa sqarime të fundit për çdo qytetar shqiptar dhe të adresoj thirrjen time për mbarë shqiptarët.
Kjo mosbindje civile, nuk vjen si një rrufe në qiell të hapur.
Kjo mosbindje civile, minimalisht ka 3 vite që kërkohet dhe është paralajmëruar.
Prandaj miq, shqiptarët duhet të dinë se nesër nis mosbindja civile kundër narkoshtetit. Kundër mafies, dhe kundër kreut të krimit të organizuar, Edi Ramës.
Është radha jone
Kjo mosbindje civile, data 7 tetor, është nisja e kapitullit të fundit, e kësaj historie të zezë 11
vjeçare, të historisë së Shqipërisë.
Një historie që do të lej mbrapa shkatërrimet më destruktive, të themeleve ku mbahet
Shqipëria dhe shqiptaria.
Kjo mosbindje civile, nesër, vjen si përgjigja e vetme, që opozitës së shqiptarëve, shpresës së
fundit të Shqipërisë, i ka mbetur ndaj narkoshtetit të Edi Ramës, bazuar në krimin, drogën,vjedhjen dhe dëbimin e shqiptarëve.
Është radha jone!
Në këtë kontekst, dua të rikujtoj, se opozita shqiptare në 3 vite ka zhvilluar jo një, as dy, as
tre, por plot 7 protesta kombëtare.
Protesta masive, ndër më të mëdhatë që Shqipëria ka parë në historinë e saj.
Këtë mosbindje, ne kemi patur të gjitha mundësitë ta nisnim që 3 vite përpara, në protestën e 7 korrikut 2022. Madje ishte kërkesa kryesore e popullit opozitar për ta bërë këtë. Por në këto 3 vite, ne ndoqëm një qasje tjetër. Kemi mbajtur fjalime. Kemi denoncuar me
fjalë. Kemi ngritur zërin. Kemi bërtitur. Por a u dëgjuam ne?
Cila është përgjigja që kemi marrë?
Në 2022, na vodhën flamurin e partisë. Na detyruan të shkojmë në zgjedhje, pa vulë, pa
simbole pa financa, pa komisionerë, pa emrin e liderit në fletën e votimit.
Një vendim kriminal që sot historia, e fakton se ishte plumb i qëllimshëm ndaj opozitës për ta asgjësuar atë!
Ne vijuam sërish protestat kombëtare. Ne vazhduam sërish ngritëm zërin. Sërish kërkuam të drejtat tona.
Por kujtoni pak çfarë përgjigje morëm.
Në 2023, me urdhër te Edi Rames mercenaret e skrapit arrestuan pa asnjë fakt dhe provë, në mënyrë antikushtetuese, liderin e opozitës.
Kërkuan të paraqesin Sali Berishën, si një të korruptuar.
Por në hetimet 4 vjeçare, që shkuan deri në tre breza të familjes sime, të vetmet prova që u
paraqitën si korrupsion, për paturpësinë e tyre, ishin pagesa që vajza ime kishte bërë për
trajtime të mia shëndetësore dhe bamirësi për fëmijë me aftësi ndryshe.
Të gjitha këto me para të justifikuara ligjërisht deri në qindarkën e fundit! Dhe se dhëndri im si njëri nga 510 mijë qytetarë shqiptar, ish-pronar që morën pronat e tyre në vitet 2005-2013, mori dhe ai 410 m2 te pasardhësve te tij edhe te pushkatuar ne regjimi komunist
Ne vijuam sërish me protestat më masive. Me fjalime dhe denoncime. Me kërkesa legjitime
për qeveri teknike. Por çfarë përgjigje morëm?
Vitin tjetër, kjo luftë kundër opozitës vazhdoj dhe u egërsua.
2024, ishte viti i zi, ku kryetarit te zgjedhur me votën e qytetarëve Edi Rama për interesa te tij mafioze e burgos dhe e dënon me dëshmitar te rreme. Ku deputetë të opozitës, burgosen mbrapa hekurave po me dëshmitar te rrem sepse denoncuan publikisht vëllain narkotrafikant të Fatmir Xhafës, i cili sot, për shkak të këtij denoncimit të guximshëm të Ervin Salinjit, Geron Xhafa gjendet në burg në Itali.
Ku drejtues te partive tjera opozitare ndiqen penalisht vetëm se janë kundërshtar politik te Edi Rames.
E pra u përpoqëm miq, në 3 vite, me 7 protesta kombëtare. Të kërkojmë të drejtat tona
themelore. Nuk na dëgjuan. Gjysma e shqiptarëve u trajtuan paturpësisht si të ishin qytetarë të dorës së tretë, pa të drejta të barabarta” u shpreh Berisha.

 

Pas

Izraeli kryen sulme masive në Bejrut, teksa shqyrton përgjigjen ndaj Iranit

Para

Elon Musk në mbështetje të Donald Trump: Votojeni, duhet të bëhet president për të ruajtur demokracinë në Amerikë

Para
Elon Musk në mbështetje të Donald Trump: Votojeni, duhet të bëhet president për të ruajtur demokracinë në Amerikë

Elon Musk në mbështetje të Donald Trump: Votojeni, duhet të bëhet president për të ruajtur demokracinë në Amerikë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasje PD-PS në Dibër, bllokohet makinë me para e tollona nafte

Kukës/Dy persona në kërkim për korrupsion zgjedhor, kontrolle nga SPAK dhe Policia

Papa Leoni XIV nderon Françeskun me lutje private në Santa Maria Maggiore

Krujë/Niset shpërndarja e kutive të votimit për zgjedhjet, 93 qendra dhe mbi 62 mijë votues

Tragjedi në Divjakë, 65-vjeçari gjendet i mbytur në një kanal vaditës

Reuters: Liderët evropianë, Trump pranoi sanksione ndaj Rusisë nëse dështojnë përpjekjet për armëpushim

Në kërkim të mbështetjes ruse, Dodik takohet katër herë me Putinin në dy ditë

Elbasan/ Prokuroria ndalon katër persona për shtrimin e rrugëve në Belsh në prag të zgjedhjeve

Tragjedia në Gramsh, dalin pamjet e kantierit të HEC-it ku dy të rinjtë ishin duke punuar para se t’i zinte masivi i dheut që u shemb

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha pret delegacionin e eurodeputetëve: Të angazhuar për zgjedhje të qeta dhe transparente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.