23:25 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mesazhet e forta të Ilir Metës, video-montazhi që po qarkullon në rrjet: Natyrisht kur njeriu pi doping kujton se është i fortë

11:06 | 12/06/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mesazhet e forta të Ilir Metës, video-montazhi që po qarkullon në rrjet: Natyrisht kur njeriu pi doping kujton se është i fortë

”Kam një pyetje për të gjithë ju. Kë grua socialiste ka hequr LSI-ja këtu në Berat?! Arta Daden?! Valentina Leskajn?! Kush i hoqi të gjitha ato gra për të çuar në parlament njerëz me probleme?!

Natyrisht kur njeriu pi doping kujton se është i fortë. Shteti nuk duhet t’i tregojë muskujt me fukarenjtë, por t’i tregojë me kriminelët. T’i tregojë me bosët e kanabisit, me bosët e drogës!

Tani Edi thotë ”Votoni për mua, por po nuk votuat për mua, votoni për Lulin por jo për të tjerët” dhe Luli thotë ”Votoni për mua, por po nuk votuat për mua, votoni për Edin”.

Atëherë populli ka një pyetje, kur ju të dy qenkeni bërë vëllezër dhe jeni njësoj pse të çojmë votat dëm ne?! Ne kemi një alternativë tjetër që është Lëvizja Socialiste për Integrim! , këto janë mezahet e forta të Ilir Metës për Edi Ramën, teksa në rrjetet sociale po qarkullon edhe kjo video, ku mes saj janë futur edhe disa imazhe të Edi Ramës.

”Ju e dini që të jesh timonier duhet të kesh disa aftësi të veçanta. Po duhet të dish të përdorësh dhe frenat. Edhe pse ai humbi shansin për të qenë një timonier i mirë ju prapë jeni parti që nuk lodheni së dhënuri shanse. Jepini shanse të jetë pasagjer në këtë autobus.

Timoni iku! Tani le të marrë një tepsi si timon dhe të jenë të kënaqur sidoqoftë edhe me kaq!

Ish-bashkëkryetari im zgjodhi vendin më të gabuar Beratin për të hapur luftë me Lëvizjen Socialiste për Integrim me inskenime nga më të shëmtuarat dhe me shpifje. Nuk ka patur gjunjë as Berisha i parë për të nënshtruar popullin e Beratit e jo më të kenë gjunjë këta të cilët nuk mbajnë dot as ekuilibrin e tyre e jo më të trembin Beratin, Kuçovën, Skraparin e Shqipërinë! Që Berati e Shqipëria ua ka treguar vendin me kohë! Është forca e rinisë që u ka futur tmerrin dy partive të oligarkisë!”, ka thënë nga Berati ditë më parë Meta.

Kanabisi, Rama në autobus, Rama duke i rënë dajres, fotot e Valentina Leskajt, Arta Dades dhe deputetët socialistë që i kapi dekriminalizimi shoqërojnë videon me mesazhet e forta të Metës. (V.G/SHUPLAKA)

 

https://www.youtube.com/watch?v=qCwlw5t0KqU&t=1s

 

Etiketa: edi ramailir metavideovideo-montazh
Pas

“Bashaaaa” e thërrasin të rinjtë nga lokali, si i përgjigjet kryedemokrati (SHQETËSIMET E BANORËVE)

Para

Vrasja e Cukut, e dashura e Shallarit u gjurmua për dy javë, si u shoqërua në polici mbrëmjen e së shtunës

Para

Vrasja e Cukut, e dashura e Shallarit u gjurmua për dy javë, si u shoqërua në polici mbrëmjen e së shtunës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasjet në Theth mes banorëve dhe policisë, famulltari i Shkodrës, Dom Vlash Palaj thirrje për dialog

Lufta 12-ditore me Izraelin, mediat iraniane: Presidenti iranian u plagos në këmbë dhe u largua nga Teherani përmes një kapaku emergjence

Zjarr i fuqishëm në Mallakastër, flakët përfshijnë hapësirën me shkurre dhe ullishte(VIDEO)

Kryediplomati rus Lavrov takim me Kim Jong Un, Pheniani zotohet për të ndihmuar Moskën në luftën ndaj Ukrainës

Përplasen dy motorë uji në Golem, 31-vjeçari nga Kosova përfundon në spital

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH, konfirmon përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO

Kim Jong Un u zotua të mbështesë Rusinë “pa kushte”, Seuli zbulon shifrat: Koreja e Veriut i ka dërguar Moskës mbi 12 mln predha

Zjarr në një fabrikë riciklimi në Aleksandropolis, tymi i zi mbulon zonën

“Rusia s’mund të vendosë veton mbi zgjerimin e aleancës”, vendet e Ballkanit shprehin mbështetje për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Alarm në aeroportin e Southend në Angli, rrëzohet një avion i vogël pak minuta pas ngritjes nga pista (VIDEO)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.